• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rrëfehet Meta: Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik, ja pse nuk u arratisa

by B K
24/06/2025 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PL. Ilir Meta ka dhënë një intervistë nga burgu.

Pyetje: Z. Meta si po ecën çështja juaj?

Përgjigje: Besoj se avokati i nderuar Z. Cakrani po e informon në vijimësi opinionin publik me farsën e shekullit  të fabrikuar nga Narkoregjimi dhe veglat e tij.

Pyetje: Duket se ai është aq i sigurtë sa ka thënë se është gati të verë garanci pasurinë e tij për lirimin tuaj. Kaq i varfër jeni ju?

Përgjigje: Besoj se avokat Cakrani e ka shprehur vetë këtë gatishmëri, duke shprehur bindjen e tij jo vetëm për pafajësinë time, por edhe në karakterin tim.

Unë nuk u rrëmbeva se mund të largohesha, se fiks atë ditë unë po kthehesha nga Kosova.

Po kështu një nga qëllimet kryesore të Narkoregjimit  që urdhëroi SPAK-un publikisht nga tribunat e PS-së, për të më arrestuar mua, ishte pikërisht largimi, sepse kështu unë vetë fajësohesha për tërë ato shpifje të investuara prej dy dekadash ndaj meje.

Që mbas largimit të Arben Ahmetaj, çdo javë Dumani thërriste gazetaret e besuara duke u thënë informalisht se këtë javë e atë javë arrestohet Meta, se erdhi porosia nga X shtet e nga X ishull.

Dhe ju i mbani mend lajmet që dilnin çdo ditë.

Po kështu, në 21 Tetor 2023, isha në Austri për një kontroll mjekësor, ditën kur u rrëmbye në aeroport Prof. Jamarbër Malltezi dhe SPAK ju vërsul Sali Berisha, një mesazh interesant i erdhi personit që ishte me mua nga një bashkëpunëtor i Charles McGonigalit, i cili i thoshte me pak fjalë se ky është fillimi, se qëllimi është te Meta.

Po kështu, pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik.

Madje edhe një gazetar i njohur opozitar e dashamirës më tha mos u kthe këto ditë sa të qetësohen gjërat.

Të premten, u thashë, pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin.

Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO.

I falenderova shumë për përkujdesin e tyre, por u thashë se unë s’mund të realizoj ëndrrën e armiqve të vendit tim dhe mercenarëve të tyre, që nga Rama e gjithë veglat e tyre në drejtësi e kudo.

Nëse do kishin një provë apo fakt penal, sado minimal, ata kurrë s’do kishin inskenuar atë rrëmbim mafioz që në historinë e Gjykatës së Strasburgut do hyjë si precedent më skandaloz deri më sot.

Ata i arritën disa qëllime afatshkurtra, si izolimin tim ekstrem, dobësimin e fuqisë opozitare në publik, frikësimin e shumë njerëzve, por në afatgjatë fitorja më takon mua dhe gjithë patriotëve.

Ata shpresuan që përmes izolimit ekstrem dhe përpjekjeve për të korruptuar disa nga personat që komunikonin me mua, të krijonin prova apo fakte penale, siç bënë me kolegun e tyre Veliaj.

Edhe zvarritjet e hetimeve të nisura nga Dumani që në Dhjetor 2019 me urdhër të Ramës e McGonigal, i shtyjnë qëllimisht për të zvarritur gjyqin në themel, i cili do jetë i hapur.

Pyetje: A keni besim te drejtësia?

Përgjigje: Te drejtësia po dhe prandaj gjithmonë kam respektuar ligjin, por kurrësesi te Ramaforma, të cilën e kam denoncuar e çmontuar në çdo moment që nga koha si Kryetar i Parlamentit, President i Republikës (madje edhe në Komisionin e Venecias) e kudo.

Në një vend ku Kryeministri thotë se shpatën ia kam dhënë Dumanit për të goditur e izoluar kundërshtarët e mi, nuk mund të pritet drejtësi.

Në një vend ku kreu i SPAK-ut deklaron publikisht se gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne, s’mund të pritet drejtësi.

Por drejtësia do të vijë dhe ajo ditë do të jetë shumë më e shpejtë se ç’e mendojnë këta mendjelehtë e mercenarë që i bashkon shumë fort afera McGonigal, por edhe shumë të tjera.

Pyetje: Retorika juaj kundër SPAK-ut mbetet e pandryshuar dhe shumë kritike. Ndërsa ndërkombëtarët japin vlerësime.

Përgjigje: Vlerësimet e vërteta për SPAK- un, pas 5 vitesh, i jep vet përshkallëzimi skandaloz i korrupsionit dhe vet Narkoekonomisë.

Vlerësimet e vërteta do vijnë shumë shpejt, pas paralajmërimit të shumë organizatave ndërkombëtare në rezolutat e tyre, ku dënojnë përdorimin e gjyqësorit si armë politike kundër opozitës.

Mos harroni se edhe pa ndihmën e ‘ndërkombëtarëve’, si McGonigali e të tjerë si ai, Rama nuk do e kishte kapur totalisht drejtësinë.

Pastaj mos harroni se edhe drejtësinë e ‘plepave’ me ndërkombëtarët dhe Rajersonin e bëmë dhe pastaj e zhbëmë.

Çështjet e SPAK-ut sapo kanë nisur të mbërrijnë në Gjykatën e Strasburgut, pavarësisht zbardhjeve të qëllimshme që bëhen këtu nga njëra gjykatë në tjetrën.

SPAK-u është aleati më i ngushtë i Edi Ramës në garantimin e paprekshmërisë së tij dhe kollonës vertebrale të regjimit që është krimi i organizuar dhe elektoral, i cili ‘luftohet’ vetëm pasi vijnë kërkesa nga partnerët ndërkombëtarë dhe në mënyrë fiktive (kuptohet edhe pasi vidhen zgjedhjet).

Megjithatë një falënderim e kam për SPAK-un, se pa hetimet e tij të gjithanshme dhe tendencioze, nuk do të kisha mësuar shumë të vërteta, nuk do kisha provuar shumë gënjeshtra dhe do kisha vazhduar të besoja te njerëz që vetëm të tillë s’kanë qenë kurrë.

Kështu që këtë meritë unë ja njoh SPAK-ut.

Dhe kjo do më ndihmojë shumë mua dhe Partinë e Lirisë për të ardhmen, e cila u përket atdhetarëve.

Po kështu kurrë s’do kisha bërë këtë detoks 8-mujor dhe të kem parametrat fizike si në kohën kur merresha me sport.

Dhe njëkohësisht nuk do të kisha njohur shumë miq besnikë që kujdesen për mua, me të cilët kemi një rrugë të gjatë përpara për Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.

Kjo betejë po skarcon plaçkaxhinjtë dhe po rrit politikanë të kauzave të mëdha.

Next Post
“Ma mirë thuj jam serb, se kosovar”, aktori i njohur bën deklaratën e fortë: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

"Ma mirë thuj jam serb, se kosovar", aktori i njohur bën deklaratën e fortë: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com