• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

by Enver Robelli
07/10/2026 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janez Jansha është i bindur se një punëtor nga Kosova që vjen në Slloveni nuk është vlerë e shtuar “nga perspektiva kombëtare” sllovene. Kjo gjuhë djathtiste-populliste etiketon vetëm shqiptarët, ndonëse në Slloveni më shumë punëtorë ka nga Bosnja e Serbia. Ekonomia sllovene po i kërkon punëtorët, askush s’po shkon ilegalisht në këtë vend.

Enver Robelli

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, mbajti këtë javë një fjalim para biznesmenëve sllovenë. Me atë rast ai kritikoi lejet e punës që Sllovenia lëshon për qytetarë të shteteve të tjera. Bëhet fjalë për rreth 150 mijë leje pune të lëshuara vitin që shkoi. Këta njerëz nuk vijnë ilegalisht në Slloveni. Ekonomia sllovene ka nevojë për ta. Ndërtimtaria, gastronomia dhe shumë fusha të tjera të ekonomisë përballen me mungesë punëtorësh.

Jansha i veçoi shqiptarët dhe tha se një punëtor nga Kosova që punon në një ndërmarrje komunale, merr pagën minimale dhe sjell familjen, “nga perspektiva kombëtare” nuk është vlerë e shtuar për Slloveninë. Kjo është gjuhë diskriminuese që i ndan njerëzit në klasa të ndryshme dhe disa – në këtë rast shqiptarët – i quan njerëz me më pak vlera (ose të pavlerë për Slloveninë).

Sipas Entit Slloven të Statistikave, të cituar nga portali N1 Slovenija, në fund të vitit 2025 në Slloveni jetonin gati 30’000 shqiptarë me shtetësi kosovare. Rreth 11’000 prej tyre ishin gra. Në dy vitet e fundit numri i punëtorëve nga Kosova në Slloveni ka shënuar rënie. Në mars 2024 ishin rreth 16’600, në mars 2025 pak nën 15’400, dhe në maj 2026 ishin 15’238. Më shumë punëtorë në Slloveni ka nga Bosnja dhe Serbia, por ata Jansha nuk i përmendi. Për të huajt e padëshiruar nga hapësira e ish-Jugosllavisë, Jansha dhe mbështetësit e tij kanë etabluar shprehjet fyese “trenirkarji” (trenerkaxhinj) dhe “opankarji” (opingaxhinj).

Jansha ka qenë disa herë nën hetime për korrupsion – akuzat ndaj tij i quan komplot të rrjeteve komuniste, që, sipas tij, ende janë aktive në Slloveni nga koha e Jugosllavisë. Një gazetë gjermane e ka përshkruar Janshën me ironi si “komunistngrënës”, kritikë të tjerë e quajnë “Trumpi nga Trigllavi”, duke iu referuar majës më të lartë të Sllovenisë.

Jansha prej vitesh është pozicionuar si kundërshtar i emigracionit; disa kritikë e kanë krahasuar me Viktor Orbanin, kryeministrin shumëvjeçar të Hungarisë. Jansha u kthye në pushtet sivjet për herë të katërt nga pavarësimi i Sllovenisë dhe po qeveris me përkrahjen e një partie të akuzuar si proruse. Kjo parti quhet Resnica dhe drejtohet nga Zoran Stevanoviq, i cili është me origjinë serbe. Stevanoviq është zgjedhur nga partia e Janshës, SDS, në postin e kryetarit të Parlamentit të Sllovenisë. Mediat pro regjimit në Beograd e quajnë Stevanoviqin “dorë e zgjatur e Putinit” dhe theksojnë se është kundër “shkëputjes së Kosovës”. Por duket se Stevanoviq, ish-polic, nuk është i verbër ndaj realitetit, andaj së fundi e priti ambasadorin e Kosovës në Lubjanë në takim.

Në fushatën elektorale, Jansha është përkrahur nga izraelitë të dyshimtë dhe menjëherë pas kthimit në pushtet është pozicionuar si mbështetës i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili pothuaj askund në Europë nuk është i mirëseardhur për shkak të krimeve të luftës të forcave izraelite ndaj popullsisë civile palestineze pas sulmit terrorist të Hamasit kundër izraelitëve më 7 tetor 2023.

Kritikët e akuzuan Janshën se gjatë fushatës elektorale kishte angazhuar firmën private izraelite të spiunazhit “Black Cube” për të diskredituar kundërshtarët politikë dhe për të manipuluar zgjedhjet. Jansha e pranoi se kishte takuar persona nga Izraeli – “për arsye private”.

Qeveria e Janshës ka anuluar tashmë ndalimin e eksportit të armëve ushtarake në Izrael, por edhe importin nga atje. Po ashtu ka shfuqizuar ndalimin e importit nga vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze. Menjëherë pas marrjes së detyrës, Jansha urdhëroi që flamuri palestinez të hiqet nga ndërtesa e qeverisë në Lubjanë. Në fillim të shtatorit, Izraeli hapi ambasadën e parë rezidente në kryeqytetin slloven. Ministri Gideon Saar mori pjesë në ceremoni bashkë me Janshën. Kundër hapjes protestuan qindra sllovenë. Shpresa e Izraelit është që Jansha do të jetë bllokues i politikave të BE-së – për shembull nëse në Bruksel mendohet ose vendoset për sanksione ndaj qeverisë së Netanjahut.

Jansha kishte premtuar se do ta anulonte njohjen e Palestinës nga Sllovenia, por ndërkohë flet vetëm për “ngrirje” të njohjes. Ai po ashtu ka paralajmëruar se do ta çojë Ambasadën e Sllovenisë nga Tel Avivi në Jerusalem, por kjo s’ka ndodhur ende. Shteti i vetëm europian që ka pranuar të hapë ambasadë në Jerusalem është Kosova. Në botën arabe kjo ka shkaktuar irritime. Kosova dhe Serbia u obliguan para Donald Trumpit më 2020 që ambasadat e tyre t’i hapnin në Jerusalem. Por Serbia nuk e bëri këtë kurrë; përfaqësia kryesore diplomatike e Beogradit mbetet në Tel Aviv.

Më 2020, Jansha ishte kryeministri i parë nga Europa që e uroi Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale – ndonëse gjithë bota e kishte kuptuar se ai i kishte humbur zgjedhjet dhe presidenti i ri i SHBA-së ishte bërë Joe Biden. Ndonëse është kritik i emigracionit dhe i BE-së në përgjithësi, Jansha, megjithatë, nuk është ndonjë mirëkuptues i Putinit, siç ka qenë hungarezi Orban. Jansha e mbështet rezistencën ukrainase kundër diktatorit rus dhe sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë, Jansha ka qenë një kundërshtar i hegjemonizimit serbomadh. Si gazetar i ri, ai u akuzua dhe doli para një gjykate ushtarake, pasi kishte raportuar mbi planet e Beogradit për të shtypur me dhunë lëvizjen sllovene për pluralizëm dhe pavarësi. Në vitet e nëntëdhjeta, gjatë luftës në Jugosllavi, Jansha u akuzua për tregti ilegale armësh. Në vitin 2008 u aludua se kishte pranuar ryshfete nga një firmë finlandeze e armatimit.

Kur Sllovenia u bë e pavarur në vitin 1991, rreth 25’000 njerëz nga pjesët e tjera të Jugosllavisë, mes tyre edhe shqiptarë, humbën të gjitha të drejtat e tyre. Prej atëherë e tutje, ata konsideroheshin si emigrantë ilegalë. Familjet u ndanë e u shkatërruan, si dhe pati raste vetëvrasjesh. Më 2023, qeveria e prirë nga kryeministri liberal Robert Golob kërkoi falje për sjelljen e Sllovenisë ndaj kësaj kategorie. (

Next Post
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës –

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com