• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia flet për milionat e kapura në Durrës: E dinim përpara Bashës!

by Java News
25/06/2018 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shteti ka folur zyrtarisht për herë të parë mbi miliona euro të sekuestruara në Portin e Durrësit. Nga ana tjetër, deklarata thekson se informacioni ishte dhënë që ditën e mërkurë, një ditë para se Lulzim Basha të lëshonte akuza në Kuvend në lidhje me “Toyotan”.

Në një deklaratë, policia shprehet se bëhet fjalë për një aksion të gjerë ku në pranga kanë rënë katër persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sipas bluve, bëhet fjalë për rreth 3.4 milionë euro dhe 80 mijë franga zvicerane, shkruan JavaNews.al

Nga aksioni në pranga kanë rënë Alban Mollaymeri, Agim Çeka, Edi Lika dhe Klevi Lika.

Ndërkohë, mësohet zyrtarisht se është sekuestruer një Kallashnikov dhe një radio policie.

Paratë kanë hyrë në portin e Durrësit nga Belgjika dhe ishin fshehur në automjetet e ngarkuara mbi një trajler “Bizark”.

/javanews/b.d

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË SË SHTETIT

Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.

Me marrjen e këtij informacioni, iu është dhënë porosi gjithë strukturave të Pikat e Kalimit Kufitar për konstatimin dhe kontrollin e kësaj ngarkese.

Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.

Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.

Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07:30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 Qershor, ka bërë identifikimin dhe ndalimin e mjetit.

Policia e Shtetit ka njoftuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila po drejton hetimet.

Më tej, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës në bashkëpunim me efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin dhe kryen veprimet proceduriale.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
• Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
• Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
• Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:
• A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;
• E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;
• 80,000 franga zvicerane.
• 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.
• 1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;
• 1 radio policie;
• 7 telefona celularë.

Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porosituar nga shtetasit E.V. dhe A.V., tashmë të shpallur në kërkim.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”Falsifikimi i monedhave”.

Next Post
Lufta politike kundër TK si ‘çmenduria’ e Ajnshtajnit

Lufta politike kundër TK si ‘çmenduria’ e Ajnshtajnit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

September 28, 2026
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti  komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

September 28, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Zbardhet udhëtimi i fshehtë i Netanyahut në Abu Dhabi! Kryeministri izraelit u paralajmërua për sulmet e 7 tetorit, por tha se…

September 28, 2026
Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

September 28, 2026
“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

September 28, 2026
“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

September 28, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

September 28, 2026
Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

September 28, 2026
Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

September 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com