• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

by A. Q
28/09/2026 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri dhe bashkëkryetare e Komisionit për Çështjet Europiane, deklaroi se integrimi europian nuk mund të kufizohet te hapja e kapitujve, por duhet të sjellë ndryshim të mënyrës së qeverisjes, forcim të institucioneve dhe fundin e pandëshkueshmërisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Tiranë, në konferencën e komisioneve parlamentare për çështjet europiane dhe punët e jashtme të vendeve të Bashkimit Europian, Tabaku theksoi se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë tregojnë se organet e drejtësisë po veprojnë, por nuk mund të përdoren si dëshmi e pastërtisë së qeverisë.

“Hetimi i zyrtarëve të lartë tregon se drejtësia po vepron. Por kjo nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë. Kjo tregon sistemin e korruptuar që është ngritur”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, përgjegjësia penale është individuale, ndërsa përgjegjësia politike u përket atyre që emërojnë, mbikëqyrin dhe kontrollojnë administratën. Ajo nënvizoi se rruga drejt Bashkimit Europian kërkon përgjegjësi politike dhe jo avokati politike për personat nën hetim apo të akuzuar për korrupsion.

Deputetja demokrate kritikoi përpjekjet për të sulmuar prokurorët apo për ta paraqitur hetimin si persekutim politik, duke përdorur si alibi prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat e njeriut.

“Prezumimi i pafajësisë nuk mund të përdoret për të ndërtuar prezumimin e fajësisë ndaj prokurorëve. Shqipëria nuk vuan nga një ‘republikë prokurorësh’. Ajo vuan nga një republikë e të korruptuarve që kanë grumbulluar aq shumë pushtet, pasuri dhe arrogancë, sa besojnë se ligji është vetëm për të tjerët dhe se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre”, deklaroi Tabaku.

Ajo shtoi se mbështetja për drejtësinë nuk mund të jetë selektive, duke e përshëndetur atë kur godet kundërshtarin dhe duke e sulmuar sapo hetimet i afrohen pushtetit.

Në fjalën e saj, Tabaku ngriti shqetësimin edhe për agjencitë, kompanitë shtetërore dhe strukturat që veprojnë në sektorë strategjikë, duke iu referuar edhe debatit mbi raste si KAYO. Sipas saj, asnjë strukturë nuk mund të vendoset jashtë kontrollit ligjor, parlamentar dhe kushtetues.

“Mbrojtja, siguria, shëndetësia, infrastruktura dhe digjitalizimi nuk mund të kthehen në zona të përjashtuara nga transparenca, konkurrenca dhe kontrolli parlamentar. Rëndësia strategjike e një sektori nuk mund të përdoret si alibi për kontrata jotransparente, përqendrim kompetencash apo partneritete të pakontrolluara”, tha ajo.

Tabaku paraqiti edhe angazhimet që, sipas saj, duhet të shoqërojnë procesin e integrimit: moslejimin e përdorimit të imunitetit parlamentar si mburojë ndaj drejtësisë, emërime mbi bazën e meritës, kontroll real parlamentar dhe transparencë të plotë për prokurimet publike, koncesionet, PPP-të, investimet strategjike dhe fondet europiane.

Ajo kërkoi gjithashtu një ekonomi konkurruese dhe të ndershme, e cila lufton informalitetin dhe paranë e pistë, në vend të një sistemi ku kontratat publike ndahen me paracaktim dhe konkurrenca pengohet.

“Shqipëria nuk duhet të hyjë në Europë duke i fshehur problemet e saj. Duhet të hyjë duke i zgjidhur ato. Jo nga dritarja e propagandës, por nga dera e reformave, përgjegjësisë dhe sundimit të ligjit”, u shpreh Tabaku.

Në përfundim, deputetja demokrate theksoi se Europa nuk është vetëm një destinacion gjeografik, por modeli i qeverisjes dhe i shtetit që meritojnë shqiptarët.

“Ne e duam Europën të plotë, jo me pjesë. Duam ligjet europiane, standardet europiane, frymën dhe thelbin e saj. Duam të bëhemi pjesë e familjes europiane me meritë dhe kërkojmë ndihmën tuaj për ta realizuar këtë”, përfundoi Tabaku.

 

Next Post
“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

September 28, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Irani bën ankesë në OKB për sanksionet amerikane në sektorin e aviacionit

September 28, 2026
Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

September 28, 2026
Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

September 28, 2026
Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

September 28, 2026
Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

E pazakontë/ 11 fëmijë, 7 gra, 3 Champions, 160 milionë të humbura, jeta e shfrenuar e Roberto Carlos!

September 28, 2026
Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

September 28, 2026
Sulmi ndaj institucioneve në Brazil, reagon Lula: Fashistët dhe vandalët do të ndëshkohen

Kompania META i bllokon presidentit brazilian Lula reklamat e fushatës pak ditë para zgjedhjeve!

September 28, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e George Mazonakis, infermierja “gozhdon” dy mjekët e arrestuar: Të gjithë jemi përgjegjës!

September 28, 2026
“Abuzoi me mua”/ Qytetarja 24-vjeçare denoncon qytetarin për pë***nim në policinë e Kavajës

Dyshohet se abuzoi seksualisht me gruan që grabiti, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com