• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

by A R
24/11/2026 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kardinali Victor Manuel Fernandez, një nga ndihmësit e ngushtë të Papa Françeskut publikoi këtë të martë librin “Ditari privat i Papa Françeskut”. “Botimi me 160 faqe përqendrohet kryesisht në jetën shpirtërore dhe agjendën baritore të Atit të ndjerë, ku ndahen detaje se si papa luftoi me tundimet e lidhura me përdorimin e pushtetit në vitet 2021-2022.

Ai përfshin gjithashtu atë që Françesku e përshkruan si takime me djallin së bashku me mendimet rreth pasardhësit të tij, të cilin e përshkruante si të patëmetë”- deklaroi kardinali Fernandez, që redaktoi shënimet e Françeskut, të cilat përfshijnë periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2024. Sipas ditarit, në një shënim të vitit 2021 Papa i ndjerë tregon se kishte përjetuar tre vegime të djallit, dy herë gjatë shërbimit në Argjentinë dhe një herë gjatë papatit të tij në Vatikan.

Duke folur për përballjet, të cilat ai i interpretonte si takime me djallin, Françesku tha se nuk mund t’i harronte sytë e tij kërcënues, ndërsa vegimi i kishte ndodhur gjate kohës si kryepeshkop i Buenos Airesit.

Sipas tij, prania e djallit e kishte ndjekur edhe gjatë udhëtimeve, përfshirë vizitën në Kili, në kulmin e skandalit të abuzimeve seksuale nga klerikët, si dhe në një takim disa ditë pas kthimit në Romë. “E pashë dhe dëgjova zërin e tij, triumfues, sikur zotëronte gjithçka”-, shkruante Françesku, duke shtuar se Zoti i kishte dhënë mundësinë që të çlirohej nga përballje të tilla.

Papa i ndjerë zbulon në ditarin e tij se ndërsa po përgatitej të flinte në qershor të vitit 2018, kishte parë ‘portat e ferrit’. “I vështrova për pak çaste dhe u tmerrova”- shkruante ai, duke shtuar se kishte marrë rruzaren për t’u mbrojtur. Papa Françesku u zgjodh në krye të Kishës Katolike në vitin 2013 dhe ndërroi jetë në prill të vitit 2025, në moshën 88-vjeçare. Botimi është ditari i parë i një pape që publikohet që nga vitet 1960.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

November 24, 2026
Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

November 24, 2026
Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

November 24, 2026
“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

November 24, 2026
Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

November 24, 2026
Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Raketat ruse në Poloni, Rutte: Incidentet i rrezikshëm, po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm

November 24, 2026
Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

November 24, 2026
“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

November 24, 2026
Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

November 24, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit: Flasim nesër në 11:00

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In