Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke njoftuar se ditën e nesërme do të dalë në një konferencë për shtyp.
Përmes një mesazhi të shkurtër, Spiropali ka bërë të ditur se do të komunikojë me mediat nga ambientet e Kuvendit, në orën 11:00.
“Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shprehet Spiropali.
Deputetja nuk ka komentuar përmbajtjen e vendimit për përjashtimin e saj, duke lënë të hapur mundësinë që qëndrimin e plotë mbi zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste ta bëjë publik gjatë konferencës së nesërme.
Dalja e saj përpara mediave pritet me interes, veçanërisht për qëndrimin që do të mbajë ndaj vendimmarrjes së PS-së dhe të ardhmes së saj politike.










