• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk ndalet me Ukrainën”, Macron i drejtohet kombit: Siguria e Francës kërcënohet nga pushtimi i Putinit

by S T
05/03/2025 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një fjalim para kombit, deklaroi se SHBA ka ndryshuar pozicionin e saj për luftën në Ukrainë, ndërsa në të njëjtën kohë ai dëshiron të vendosë tarifa tregtare edhe ndaj Evropës.

Sipas tij, siguria është bërë më e pasigurt, duke shtuar se: “tani ne jemi tani në një epokë të re”.

Siguria e Francës kërcënohet nga pushtimi i Putinit

Macron tha se nuk është vetëm populli ukrainas që po lufton me guxim, por edhe siguria e Francës është tashmë e kërcënuar.

Ai nënvizoi se nëse një vend mund të pushtojë një tjetër, atëherë askush nuk mund të jetë më i sigurt se çfarë do të ndodhë. “Këtë na e ka treguar historia. Kërcënimi i Rusisë është aty dhe po na prek neve”, theksoi ai.

Presidenti francez renditi edhe mënyrat se si po kryhet ky kërcënim nga Putin, duke përmendur sulmet ndaj spitaleve, si dhe duke pretenduar se “Rusia po manipulon opinionet në mediat sociale”.

“Kush mund të besojë se Rusia do të ndalet me Ukrainën?”, pyeti ai, duke deklaruar se “Franca po fokusohet tek armatosja”.

Nuk mund ta braktisim Ukrainën

Rruga drejt paqes nuk mund të shkojë duke “braktisur Ukrainën”, tha Macron në fjalimin e tij para kombit.

Ai shtoi se Rusia nuk respektoi një marrëveshje të mëparshme armëpushimi që ishte negociuar, dhe për këtë arsye “ne nuk mund t’u besojmë më fjalëve” të liderit rus.

Macron thotë se po punon me aleatët në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe disa vende të tjera në Evropë.

Ai flet për garancitë e sigurisë për Ukrainën pasi të arrihet një marrëveshje paqeje, duke përfshirë “dislokimin e forcave evropiane” në vend.

Ai theskoi se planifikon të mbajë një takim të shefave të ushtrisë evropiane në Paris javën e ardhshme.

“Duhet të jemi gati nëse SHBA-të nuk janë më pranë nesh”

Macron tha se Franca, së bashku me Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane, kanë përgatitur një “plan të fortë dhe të qëndrueshëm për paqen” dhe se pasi të arrihet paqja, paqeruajtësit evropianë mund të vendosen për ta siguruar atë.

Ai shtoi se shkoi në Shtetet e Bashkuara dy javë më parë për ta mbrojtur këtë plan.

“Dua të besoj se SHBA-të do të qëndrojnë në anën tonë, por ne duhet të jemi gati nëse nuk është kështu”, thotë Macron.

Paqja në Ukrainë duhet të vendoset shpejt, thotë ai, dhe se pavarësisht nëse arrihet apo jo, vendet evropiane duhet të jenë të gatshme të përballen me kërcënimin rus.

Next Post
Zgjedhjet e 11 majit/ Noka tregon nëse PD do të bashkëpunonte me Bashën: I vdekuri nuk mund të çohet dot nga varri

Zgjedhjet e 11 majit/ Noka tregon nëse PD do të bashkëpunonte me Bashën: I vdekuri nuk mund të çohet dot nga varri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

October 6, 2026
Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

October 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

October 6, 2026
Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

October 6, 2026
Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

October 6, 2026
Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

October 6, 2026
‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com