• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

by A R
06/10/2026 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një mesazh në rrjetet e tij sociale, të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës rrëfen transformimin që administrata e drejtuar prej tij ka bërë për shkollat, kopshtet dhe çerdhet, si dhe nënvizon se do ta mbajë premtimin për të realizuar edhe projektin e ushqimit falas në shkollat e kryeqytetit.

Veliaj deklaron se pas ndërtimit të 170 shkollave, kopshteve e çerdhe të reja për Tiranën, tani do të bëjë realitet edhe drekën falas për çdo nxënës.

Ai thotë se asnjë pengmarrje nuk do ta ndalë.

Mesazhi i plotë i Veliajt:

Teksa lamë pas shtatorin e 12-të të kësaj administrate, doja t’ju përshëndesja e t’ju falënderoja me zemër. Prej 20 muajsh vijon pengmarrja ime dhe nuk mund ta bëj këtë përshëndetje veçse me inteligjencë artificiale.

Këtë shtator, mijëra fëmijë të Tiranës kaluan sërish pragun e një çerdheje, një kopshti apo një shkolle të re. Për ta nisi një vit i ri.

Për mua, këto dyer sjellin ndër mend ditët e para të një pune që e nisëm me bindjen se fëmijët duhet të jenë përparësia e qytetit, në buxhet dhe në punën e përditshme.

Ishte gushti i vitit 2015. Kisha vetëm pak ditë në detyrë kur hyra në Çerdhen nr. 54. Lagështirë, kushte të mjerueshme, mure që tregonin vite të tëra harrese. Ishin 31 çerdhe të qytetit të lëna pa investime, ndërsa fëmijët do të ktheheshin pas dhjetë ditësh.

Pas çdo dere të lënë në atë gjendje ishte një familje që priste, një nënë që shqetësohej, një fëmijë që meritonte më shumë.

Para nuk kishim, por përgjegjësi po. Ndaj bëmë thirrjen “Adopto një çerdhe”. Besuam se Tirana kishte 31 zemra bujare për 31 çerdhe. Ky qytet zemërmadh u përgjigj. Bashkuam bizneset, komunitetin dhe njerëzit që donin të jepnin një dorë. Nisëm punën dhe hapëm dyert.

Pas çerdheve erdhën kopshtet. Pastaj këndet e lojërave dhe shkollat.

A e mbani mend Tiranën e dy turneve? Në 57 shkolla, mbi 14 mijë nxënës e ndanin ditën më dysh. Klasa me 40 apo 50 fëmijë. Prindër që organizonin jetën rreth orareve të pamundura. Mësues që, sado të përkushtuar, nuk kishin kohë për secilin.

Këtë gjendje gjetëm. Ta ndryshonim ishte detyra jonë. Kur tërmeti i vitit 2019 dëmtoi shkollat, përgjegjësia u bë edhe më e madhe. Duhej të rindërtonim dhe t’u kthenim familjeve sigurinë se fëmijët e tyre do të mësonin në kushte të denja.

Sot Tirana ka mbi 50 shkolla të reja dhe 115 kopshte e çerdhe të reja. Për të arritur këtu, na u desh t’u përgjigjeshim disa pyetjeve të vështira: ku t’i çojmë paratë, kujt t’i japim përparësi, për cilën Tiranë të punojmë?

Ne zgjodhëm të investonim te fëmijët. Sepse mundësia për të mësuar në një shkollë të mirë duhet t’i takojë çdo fëmije, në çdo lagje, pavarësisht të ardhurave të familjes.

Këtë ndryshim e njeh nëna që sot e çon fëmijën në çerdhe pranë shtëpisë. E njeh gjyshi që shoqëron nipin në kopsht me autobus, pa paguar biletë. E njeh familja që i gjen çerdhen, kopshtin dhe shkollën në lagjen e vet. E njeh mësuesja që ka më shumë kohë për çdo nxënës.

Këtë punë nuk e bëra vetëm. E bëmë bashkë, me punonjës që vazhduan edhe natën që dyert të hapeshin në shtator; me miq të Tiranës që dhanë ndihmën e tyre; me mësues dhe edukatore që u japin kuptim këtyre ndërtesave çdo ditë. Dhe mbi të gjitha me ju, prindërit.

Sot jam larg këtyre dyerve. Por çdo mëngjes që ato hapen për fëmijët e Tiranës, puna jonë vazhdon të jetojë. Çdo shkollë e ndërtuar është një zotim ndaj familjeve të këtij qyteti. Ai zotim duhet mbajtur çdo vit, me mirëmbajtje, me përkushtim dhe me investime të tjera aty ku ende ka nevojë.

Kam marrë edhe një zotim tjetër, që nuk e harroj: ushqimin në shkolla. Vërtet më kanë kyçur duke më zënë në pritë, por këtë premtim do ta mbaj, sado të duan të më largojnë nga qyteti im dhe i juaji.

Tirana është nderi i jetës sime. Për t’ia shpërblyer këtë nder, do të vazhdoj të punoj edhe nga qelia ku më kanë mbyllur.

Bashkë fituam betejën për shkollat, kopshtet e çerdhet e Tiranës. Nuk do t’ia kisha dalë dot pa ju. Ndaj ju falënderoj me gjithë zemër dhe ju përqafoj me mall, ju dhe fëmijët tuaj të mrekullueshëm.

Next Post
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Nga këmishëkafenjtë e Hitlerit te flamingot rozë

October 6, 2026
Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

October 6, 2026
Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

October 6, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

October 6, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

October 6, 2026
E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

Një bordello gjigande

October 6, 2026
I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

October 6, 2026
Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

October 6, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

October 6, 2026

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com