• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

by A R
06/10/2026 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla raportoi në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural për kontrollet e kryera gjatë vitit 2026, sigurinë ushqimore dhe masat e marra ndaj produkteve jokonforme. Në fokus ishte edhe mishi i importuar nga Brazili. Gjatë seancës dëgjimore, ministri theksoi se siguria ushqimore është një çështje e drejtpërdrejtë e shëndetit publik dhe mbrojtjes së konsumatorit.

“Siguria ushqimore nuk është thjesht një detyrim institucional dhe as vetëm një çështje inspektimesh. Ajo është, para së gjithash, çështje e shëndetit publik, e mbrojtjes së konsumatorit dhe e besimit të qytetarëve te produktet që konsumojnë çdo ditë”, deklaroi ministri.

Sipas të dhënave të paraqitura në Komision, gjatë periudhës janar–gusht 2026, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 68 872 kontrolle zyrtare, prej të cilave 8 242 inspektime në terren dhe 60 630 kontrolle në pikat e inspektimit kufitar.

Ministri tha se fokusi po zhvendoset nga numri i kontrolleve drejt identifikimit të operatorëve dhe produkteve me risk më të lartë. “Ne po kalojmë gradualisht nga një sistem që mat punën vetëm me numrin e inspektimeve dhe gjobave, drejt një sistemi që pyet: ku është risku, cili operator paraqet risk më të lartë, çfarë tregojnë analizat laboratorike dhe ku duhet të përqendrojmë kapacitetet tona?”, u shpreh ai.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratës iu kushtua kontrolleve të mishit të importuar nga Brazili. Sipas ministrit, gjatë vitit 2026 janë marrë 44 mostra të produkteve shtazore të importuara nga vendet e treta, 30 prej të cilave ishin produkte nga Brazili, konkretisht 22 mostra mish pule dhe 8 mostra mish derri. Në dy raste të mishit të pulës nga Brazili janë konstatuar mbetje të substancave veterinare.

“Në njërin rast, sasia ishte e bllokuar dhe e izoluar në mjediset frigoriferike të operatorit; të dhënat e kontrollit tregojnë se ajo nuk kishte dalë në treg”, deklaroi ministri.

Sipas tij, rasti është raportuar përmes sistemeve RASFF dhe INFOSAN, ndërsa produkti është kthyer në vendin e origjinës. Në rastin tjetër, produkti kishte dalë në treg përpara përfundimit të verifikimit.

“U kërkua gjurmimi dhe njoftimi i klientëve dhe u morën masat administrative përkatëse”, tha ministri.

Ai bëri të ditur se nga 3 shtatori 2026 janë zbatuar ndryshimet që lidhen me listimin evropian për mishin e gjedhit dhe të shpendëve nga Brazili. Të dhënat e laboratorëve tregojnë se gjatë janarit–gushtit 2026 janë pranuar 3 337 mostra dhe janë analizuar 5 719 tregues analitikë. 95 mostra kanë rezultuar jokonforme.

“Për ne kjo ka një kuptim të qartë: kontrolli i ushqimit duhet të mbështetet gjithnjë e më shumë te prova shkencore dhe jo vetëm te verifikimi formal”, deklaroi ministri.

Ndërkohë, gjatë janarit–shtatorit, AKU ka marrë 34 njoftime përmes sistemit RASFF, ndërsa Shqipëria ka përcjellë 16 njoftime për raste të evidentuara nga kontrollet e saj.

Ministri raportoi edhe për rezultatet e laboratorit të ISUV-it. Sipas tij, auditimi i zhvilluar në shtator për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e akreditimit sipas ISO 17025:2017 është përmbyllur pa asnjë jokonformitet. Akreditimi është ruajtur për 1 945 teste, ndërsa është zgjeruar me 354 teste të reja.

“Ky është rezultat i punës së specialistëve dhe një garanci më shumë për besueshmërinë e analizave mbi të cilat mbështeten vendimet tona”, tha ministri.

Gjatë vitit 2026, nga 904 stabilimente të planifikuara për vlerësim, janë kontrolluar 696. Sipas ministrit, 208 të tjera rezultuan të mbyllura, të pezulluara, në rikonstruksion ose të çregjistruara. Nga stabilimentet e vlerësuara, 19 janë renditur në kategorinë I, 204 në kategorinë II, 453 në kategorinë III dhe 20 në kategorinë IV. Ministria synon që deri në dhjetor 2026 të përgatisë Programin Kombëtar për Përmirësimin e Stabilimenteve të produkteve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë.

Ministri theksoi se synimi është një sistem më i shpejtë në reagim, më i saktë në kontrolle dhe më pranë standardeve evropiane. “Siguria ushqimore është e drejtë e konsumatorit, detyrim i operatorit dhe përgjegjësi e përditshme e shtetit. Për këtë përgjegjësi do të vazhdojmë të punojmë me prova, me transparencë dhe me masa të matshme”, deklaroi ai.

Next Post
Studimi: El Nino mund të paralajmërojë nxehtësinë ekstreme në Amazonë -

Studimi: El Nino mund të paralajmërojë nxehtësinë ekstreme në Amazonë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

October 6, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

Telashe të tjera për Gianni Infantino, Norvegjia denoncon presidentin e FIFA-s!

October 6, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Harta si tenderat e Ramës”- PS përfshiu në rend dite Reformën Territoriale, PD akuzon: Interes elektoral i kryeministrit, jo për nevojat e qytetarëve

October 6, 2026
“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

October 6, 2026
“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

October 6, 2026
E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

October 6, 2026
Grabitje e bujshme në Francë, vidhet “Apokalipsi” i Dali, libri unik dhe më i çmuar në botë!

Grabitje e bujshme në Francë, vidhet “Apokalipsi” i Dali, libri unik dhe më i çmuar në botë!

October 6, 2026
“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

October 6, 2026
Integrimi në BE/ Ndarja e proceseve me Shqipërinë “ndez gjakrat” në Maqedoninë e Veriut, reagimet nga politika

“Nuk duam një tjetër rast Orban”- Zbulohet paketa e re e zgjerimit, anëtarët e rinj të BE do të përballen me periudhë prove 15 vite! Kos: Ja masat mbrojtëse

October 6, 2026
Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com