• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një bilanc demokratik për 2019-n

by A R
02/01/2020 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjovalin Kola

Viti 2019 u shoqërua me ngjarje të paparashikuara, që e ndërlikuan situatën politike në vend. Por institucionet ia dolën t’i përballojnë ato. Shteti nuk u paralizua, demokracia i zgjidhi konfliktet në mënyrë paqësore, çka përbën edhe karakteristikën themelore të këtij sistemi.

Sfida e parë ishte dorëzimi i mandateve dhe dalja e opozitës nga parlamenti. Ajo që ka rëndësi në këndvështrimin tonë është përshtatja e institucioneve me këtë mungesë serioze në funksionimin e sistemit demokratik.

Kemi parasysh vazhdimësinë e punës së kuvendit, të komisioneve, zëvendësimi i mandateve me deputetë të tjerë nga listat e opozitës etj. Aktualisht kemi një pamjaftueshmëri në nivelin e përfaqësimit, por jo krizë institucionale. Sfida e dytë ishin zgjedhjet lokale të 30 qershorit, mbajtja e të cilave u vështirësua nga dekreti i presidentit të Republikës për anulimin e tyre, pa një ligj të kuvendit dhe konsultime paraprake me partitë politike.

Siç dihet tashmë nga vërejtjet e Komisionit të Venecias, ky akt individual (dekret apo çdekretim) ishte në tejkalim të kompetencave të presidentit. Sigurisht, zgjedhjet u bojkotuan nga opozita, PD, LSI, çka bëri që ky proces të shoqërohej me debate, protesta, kontestime etj. E rëndësishme ishte mbajtja e tyre, ndërrimi i organeve të pushtetit vendor që u mbaronte mandati kushtetues, vazhdimësia e punës në shërbim të qytetarëve në gjithë vendin.

Sistemi politik në Shqipëri, si në vendet e BE-së, garanton për të gjithë të drejtën e votës së lirë, të zgjedhë e të zgjidhet. Por nuk ka asnjë mekanizëm apo detyrim ligjor që t’u imponojë forcave politike apo individëve të pavarur të marrin pjesë me kandidaturat e tyre në zgjedhje.

Sigurisht, bojkoti i opozitës me synime politike, solli pasoja negative për procesin dhe rezultatin e zgjedhjeve. Prandaj kemi një pamjaftueshmëri demokratike e përfaqësimi, si në kuvend, por organet e dala nga zgjedhjet janë legjitime. Sfida e tretë është procedura e kuvendit për shkarkimin e presidentit, e para e këtij lloji në Shqipëri. Konfliktet apo krizat në mosmarrëveshjet mes institucioneve kushtetuese janë normale, madje të shëndetshme për një demokraci që funksionon dhe vetëkorrigjohet në zhvillim e sipër.

Ana pozitive këtu qëndron në maturinë e kuvendit e të ekzekutivit në administrimin e këtij procesi, ndjekja e rrugës ligjore dhe konsultimi me vendet me përvojë demokratike dhe institucionet kompetente (Komisioni i Venecias) etj. Në këtë rast, më shumë se vendimi për presidentin, ka rëndësi procesi i gjykimit, mësimet dhe përvojat që do të dalin prej tij. Bilanc më vete është vazhdimi me sukses i reformës në drejtësi dhe krijimi i institucioneve të reja: Kryeprokurori i Republikës, SPAK etj, largimi nga sistemi i një numri të madh gjyqtarësh e prokurorësh të papërshtatshëm.

BE dhe Washingtoni e kanë vlerësuar në mënyrë të veçantë këtë reformë, e cila do të hedhë, më në fund, bazat për një shtet të së drejtës edhe në Shqipëri. Merita për këtë u përket ekipeve monitoruese të Komisionit Evropian dhe SHBA-ve, si dhe organeve të vetting-ut të ngritura me specialistët tanë e të huaj që punojnë me përkushtim në këtë proces të vështirë e delikat.

Në sfidat e përballuara me punë të pabujshme e të përditshme gjatë këtij viti duhen përfshirë edhe përgatitjet ligjore e proceduriale për çeljen e negociatave për aderimin në BE dhe marrjen e drejtimit të OSBE-së. Sigurisht, si të gjitha demokracitë, edhe e jona, e re dhe në formim e sipër, ka të meta dhe meriton kritika, madje mjaft të ashpra. Mirëpo, kur i bëjmë këto, duhet të shohim se ky sistem bashkëjeton përherë me kriza dhe zig-zage.

Nga ana tjetër, problemet dhe kontradiktat janë, pak a shumë, të ngjashme kudo, edhe në vendet e zhvilluara. Kështu, belgjit kritikojnë demokracinë e tyre 200-vjeçare, sepse nuk krijohet dot qeveri që pas zgjedhjeve të 26 majit 2019, probleme të tilla kalon Spanja që nga zgjedhjet e 10 nëntorit; politikanët e Brukselit ironizuan keqadministrimin e Brexit-it, derisa Boris Johnson ia doli t’i fitojë zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe t’i japë fund sagës së divorcit, i cili rrëzoi kryeministren paraardhëse, Theresa May; demokracia amerikane pritet të finalizojë procedurën për gjykimin e presidentit Trump në senat etj.

Të tjera ngjarje dhe zhvillime mund të sjellë kalendari i këtij viti të ri, 2020. Winston Churchill shkruante se demokracia është një sistem i keq, por është më pak e keqe se të gjitha sistemet e tjera. Në këtë kuptim mund të konsiderohet edhe ky bilanc apo vit sprove për demokracinë tonë.

Next Post
Pas gëzimit të Krishtlindjeve, këto shenja të zodiakut i pret një janar melankolik

Këto janë tre shenjat e Horoskopit, që i pret një vit i shkëlqyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot skadon afati për kompensimin e naftës me 50 lekë/litri, Shoqatat kërkojnë vazhdimin e subvencionit për të shmangur krizën

Sot skadon afati për kompensimin e naftës me 50 lekë/litri, Shoqatat kërkojnë vazhdimin e subvencionit për të shmangur krizën

August 1, 2026
Shqipëria miraton për herë të parë planin kombëtar kundër hepatiteve virale, Rama: Synimi, parandalimi i rasteve të reja dhe ulja e kancerit të mëlçisë

Shqipëria miraton për herë të parë planin kombëtar kundër hepatiteve virale, Rama: Synimi, parandalimi i rasteve të reja dhe ulja e kancerit të mëlçisë

August 1, 2026
Analiza/ Kosova në prag të një ujdie politike, por pa garanci për formimin e institucioneve!

Analiza/ Kosova në prag të një ujdie politike, por pa garanci për formimin e institucioneve!

August 1, 2026
Pezullohen ndërtimet në zonat turistike, Gonxhja: Ja kur rifillojnë punimet

Pezullohen ndërtimet në zonat turistike, Gonxhja: Ja kur rifillojnë punimet

August 1, 2026
Jo vetëm korriku dhe gushti, media italiane tregon pse Riviera Shqiptare shijohet më shumë jashtë sezonit!

Jo vetëm korriku dhe gushti, media italiane tregon pse Riviera Shqiptare shijohet më shumë jashtë sezonit!

August 1, 2026
Dy operacione në Vlorë dhe Sarandë/ 4 të arrestuar, sekuestrohen armë, drogë dhe automjete

Dy operacione në Vlorë dhe Sarandë/ 4 të arrestuar, sekuestrohen armë, drogë dhe automjete

August 1, 2026
Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht 25 muaj në paraburgim! Berishën e pres si dëshmitar në shtator

Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht 25 muaj në paraburgim! Berishën e pres si dëshmitar në shtator

August 1, 2026
“Do ta godasim Iranin sonte”, paralajmërimi i fortë i Trump

Wall Street Journal jep alarmin: Trump ka dhënë dritën jeshile për sulm ndaj Iranit, çfarë pritet të ndodhë këtë fundjavë?

August 1, 2026
Për një ndryshim të sistemeve qeverisës

Për një ndryshim të sistemeve qeverisës

August 1, 2026
Zjarri në Palasë vijon prej mesnatës, ndërhyn edhe helikopteri për shuarjen e flakëve

Zjarri në Palasë vijon prej mesnatës, ndërhyn edhe helikopteri për shuarjen e flakëve

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com