• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas dështimeve në kampionat, Juventus e nis mbarë Europën! Shënon 5 gola ndaj holandezëve dhe jep spektakël

by A. Q
18/09/2026 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juventus e ka nisur në mënyrën më spektakolare aventurën në fazën e ligës së Europa League, duke mposhtur 5-0 NEC Nijmegen në Torino.

Bardhezinjtë dominuan takimin nga fillimi deri në fund dhe e kthyen debutimin europian në një festë të vërtetë për tifozët në “Allianz Stadium”.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 9-të, kur Nico Gonzalez përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit kundërshtar pas një topi të gjatë të Kamil Grabara dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Juventus nuk u mjaftua me avantazhin dhe vazhdoi të sulmonte, duke gjetur edhe golin e dytë në minutën e 24-t. Kerim Alajbegovic goditi saktë nga distanca dhe dyfishoi shifrat për skuadrën e Luciano Spallettit.

Pak para fundit të pjesës së parë, Juventus fitoi një penallti dhe nga pika e bardhë Nick Woltemade nuk gaboi në minutën e 35-të, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Gjermani u bë edhe lojtari i parë gjerman që shënon për Juventusin në një prej kompeticioneve kryesore europiane që nga Jürgen Kohler në vitin 1995.

Në pjesën e dytë, bardhezinjtë vijuan të kontrollonin gjithçka dhe goli i katërt erdhi në minutën e 75-të. Zeki Çelik realizoi pas një aksioni të bukur, duke e çuar Juventusin në një avantazh të thellë.

“Manita” u kompletua në minutën e 82-të, kur Randal Kolo Muani shënoi golin e pestë dhe vulosi një mbrëmje perfekte për Juventusin.

Me këtë fitore 5-0, Juventus merr tri pikët e para në fazën e ligës së Europa League dhe nis aventurën europiane me një paraqitje bindëse.

 

Next Post
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot: Freskët në mëngjes dhe vapë gjatë mesditës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In