Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës së premte.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Vranësirat pritet të shfaqen kryesisht nga orët e mesditës deri në pasdite, veçanërisht në relievet malore të vendit.
Në këto zona nuk përjashtohen reshje shiu të izoluara dhe të dobëta, në formën e pikave, gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s.











