• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Qeveria në Greqi premton ulje të çmimit të naftës, Mitsotakis: Mbështetje nga shteti dhe rafineritë

by A. Q
18/09/2026 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë në kanalin televiziv ERT paralajmëroi ndërhyrje për çmimin e naftës së ngrohjes, e cila do të dalë në treg më 15 tetor.

Objektivi i qeverisë është që çmimi fillestar të jetë nën 1,75 euro për litër, nga 2 euro që është tani, ndërsa pritet edhe rritje horizontale e ndihmës për ngrohjen.

Masat e hollësishme do të shpallen në fillim të javës së ardhshme. Mitsotakis la të hapur mundësinë e kufizimit të marzhit të fitimit në treg dhe, nëse do të jetë e nevojshme, të një uljeje të përkohshme të akcizës.

Ai tha se do të ketë mbështetje nga shteti dhe rafineritë, ndërsa ndërhyrja mund të shtrihet edhe te nafta për automjetet gjatë tetorit.

Çmimet e karburanteve në Greqi mbeten të larta. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, për 16 shtatorin, benzina pa plumb kushtonte mesatarisht 2,173 euro për litër, ndërsa nafta për automjetet 2,150 euro për litër.

Nafta e ngrohjes të cilën përdorin mbi 2 milion familje, ose 47% e popullsisë, nuk shitet ende në treg, pasi sezoni nis në mes të tetorit, por deri tani përllogaritet se do jetë me 2 euro litri.

Në planin ekonomik, kryeministri tha se masat e shpallura në Panairin e Selanikut janë të llogaritura në buxhet dhe se Greqia nuk rrezikon një krizë të re borxhi, pavarësisht pasigurisë ndërkombëtare.

Për situatën politike, Mitsotakis kërkoi stabilitet pas zgjedhjeve dhe përsëriti se synimi i tij është një qeveri e vetme e Demokracisë së Re.

Sa i përket marrëdhënieve të acaruara me Turqinë, ai tha se retorika nga Ankaraja është ashpërsuar, por Athina nuk do të hyjë në një përplasje deklaratash. Nuk është caktuar takim me presidentin Erdogan në Nju Jork, ka deklaruar ai, megjithatë ka shtuar se një takim dypalësh nuk përjashtohet.

Next Post
Çmimet e benzinës rriten në Kinë për shkak të ndërprerjeve të transportit global -

Çmimet e benzinës rriten në Kinë për shkak të ndërprerjeve të transportit global -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In