Liburn Aliu është larguar nga drejtimi i Portit të Durrësit, duke ia lënë vendin Andrea Shllakut.
Ky i fundit, i cili deri tani ka shërbyer si nëndrejtor i institucionit, është emëruar në krye të tij.
Dorëheqja erdhi menjëherë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për largim të drejtorëve rajonalë nga postet e tyre.
Në vend të tij ditën e sotme është emëruar Andrea Shllaku, i cili ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.
Gjatë periudhës së tranzicionit, pas dorëheqjes së Liburnit dhe deri në emërimin e tij, Shllaku qe i komanduar në këtë detyrë.











