• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

by A. Q
18/09/2026 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci nuk ishin të pandehur, por emrat e tyre u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë shpalljes së verdiktit dënues për krime lufte ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), trupi gjykues i asaj që njihet edhe si Gjykata Speciale konstatoi se shtatë figurat tjera ishin anëtarë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

Madje, u tha se Limaj, Geci, Mustafa dhe Gashi “ishin zbatues të zellshëm të qëllimit kriminal që kishte në shënjestër kundërshtarët”.

Si e përshkroi Specialja “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”?

Trupi gjykues e mbështeti ekzistencën e “qëllimit të përbashkët kriminal” në faktorë si: vrasjet e shqiptarëve të dyshuar si kolaboracionistë dhe të serbëve, komunikatat politike, luftën speciale, qendrat e ndalimit dhe tolerancën, pranimin dhe inkurajimin e krimeve ndaj kundërshtarëve.

Sipas gjyqtarëve, katër ish-udhëheqësit e UÇK-së i kishin caktuar vetes dhe të tjerëve role e pozita, përmes të cilave “kontrolluan zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal”.

“Kriminalizim retrospektiv” i udhëheqjes së UÇK-së

Ish-prokurori i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), Geoffrey Nice, e quan “të paprecedentë” mënyrën se si Brahimaj, Limaj, Sylejman Selimi, Mustafa, Gashi, Buja dhe Geci u emërtuan në aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), ai tregon se në aktgjykime të tilla mund të thuhet se dikush ka “vepruar në kuadër të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale me persona të panjohur”.

Ndërkaq, avokati i licencuar në Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini, thotë për REL-in se trupi gjykues kishte nevojë për “anëtarë” të tjerë si pjesë e këtij “qëllimi të përbashkët”, për t’i lidhur katër të dënuarit me krimet e kryera nga persona të tjerë.

Me këtë konstatim, sipas Nevenka Trompit, hulumtuese e TPNJ-së që ka ndjekur nga afër edhe procesin në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, Gjykata Speciale e cilësoi gjithë Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si pjesëmarrës në “ndërmarrje kriminale”.

“Është një kriminalizim retrospektiv i strukturës qendrore komanduese të UÇK-së si tërësi, në një shkallë që aktgjykimet e vetë TPNJ-së nuk e vërtetuan kurrë”, thotë Tromp për REL-in.

A mund të nisë Prokuroria hetime ndaj shtatëshes?

Në një përmbledhje të aktgjykimit të 16 shtatorit thuhet se shtatë figurat e UÇK-së ranë dakord “për qëllimin e përbashkët kriminal”, por theksohet se atyre nuk u është konstatuar fajësia dhe se gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

Edhe avokati Qerkini pohon se fakti që ata përmenden në aktgjykim nuk përbën kallëzim penal për ta.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka pasur këta emra në aktakuzën e vet që nga viti 2020, dhe për gjashtë vjet nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tyre”, thotë ai.

Pikëpyetjen nëse shtatë të përmendurit mund të përballen me pasoja juridike, Qerkini thotë se “e mbyll përfundimisht” rasti i Sylejman Selimit, ngase Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte ndërprerë hetimet ndaj tij në shkurt të vitit 2025.

Sipas tij, edhe emrat e tjerë kanë kaluar nëpër procese gjyqësore, dhe këtu thotë se vlen parimi i njohur i të drejtës penale “jo dy herë gjykim për të njëjtën çështje”.

Javë më parë, nga Prokuroria Speciale i thanë REL-it se nuk pranojnë të komentojnë mbi “ekzistencën ose hollësitë e ndonjë hetimi”.

Sipas tyre, mandati i kësaj prokurorie vazhdon “derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe procedurat përkatëse kanë përfunduar”.

Shukri Buja, i përmendur nga trupi gjykues më 16 shtator, nuk beson se mund të ndiqet, pasi prokurorët e Speciales në vitin 2024 mbyllën hetimet që i kishin nisur ndaj tij pesë vjet më herët.

“Jam rasti i parë që i kanë mbyllur hetimet, dhe në njëfarë forme e kanë shpallur luftën time të drejtë dhe të panjollosur”, shprehet Buja për REL-in.

Ai thotë se nuk e njollos as emërtimi “anëtar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, ndryshe nga aktgjykimi që, sipas tij, “padrejtësisht” njollosi katër ish-krerët e UÇK-së.

Nëpër çfarë procese kaluan shtatë figurat e UÇK-së?

Disa nga shtatë figurat e përmendura në aktgjykim janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Më herët, ata kanë pasur përvoja të ndryshme me drejtësinë për çështje që lidhen me krimet e luftës.

Lahi Brahimaj dhe Fatmir Limaj u gjykuan nga TPNJ-ja, por të dy përfundimisht u shpallën të pafajshëm. Limaj u shpall gjithashtu i pafajshëm në rastet “Kleçka” dhe “Bellanica” në Kosovë.

Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi u dënuan nga gjykatat në Kosovë për krime lufte, ndërsa Selimi më vonë u shpall i pafajshëm në rigjykimin e njërit prej rasteve.

Sabit Geci u dënua në Kosovë për krime lufte ndaj civilëve, ndërsa Buja nuk ka kaluar nëpër ndonjë proces gjyqësor për krime lufte.

Sipas ish-prokurorit Nice, duhet pritur aktgjykimin e plotë për të parë nëse do të ketë një arsyetim pse u përmendën shtatë emrat në rastin ndaj katërshes së UÇK-së.

Next Post
Trump dhe Merz zhvillojnë bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan liderët për Ukrainën dhe Hormuzin!

Trump dhe Merz zhvillojnë bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan liderët për Ukrainën dhe Hormuzin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

EMRI/ Shfrytëzonte vajza nga Europa Lindore për prostitucion, prangoset në Dibër i dënuari me 9 vite burg në Itali, do ekstradohet!

September 18, 2026
EMRAT/ Tentativë vrasjeje, drogë dhe armë, arrestohen në Itali 2 të kërkuar ndërkombëtare, pritet ekstradimi nga Interpoli!

EMRAT/ Tentativë vrasjeje, drogë dhe armë, arrestohen në Itali 2 të kërkuar ndërkombëtare, pritet ekstradimi nga Interpoli!

September 18, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Konflikti për pagat, Rama thirrje për ‘paqe’ magjistratëve: Të ulemi së bashku me KE në një tryezë pune, kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë

September 18, 2026
Dekretoi ligjin për pagat e magjistratëve, PD akuza Presidentit! Kaso: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

Dekretoi ligjin për pagat e magjistratëve, PD akuza Presidentit! Kaso: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

September 18, 2026
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

September 18, 2026
Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

September 18, 2026
“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

Qeveria e Malit të Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

September 18, 2026
Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

September 18, 2026
“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

September 18, 2026
Shtatori i drejtësisë

Jo në emrin tim!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com