• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse Sokol Stojani do të ishte ende prokuror…

by Lorenc Vangjeli
15/05/2026 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Një audio vetëm pak sekonda tmerroi gjithë dynjanë. Kryetarja Mirela Bogdani dhe Sokol Stojani, antar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u përfshinë në një dialog të nxehtë. “Jam e cmendur unë?”. “Po moj, po! Je e cmendur!”. Tonet ishin përvëluese dhe kundërshtia maksimale. Publiku dhe fatkeqësisht, edhe një pjesë e medias, në momentet e para, vunë re vetëm natyrën e pazakontë të debatit, por pa u thelluar në thelbin e tij dhe në arsyen se pse ai ndodhi. Një profesionist nuk ka gjasa të gjykojë formën duke shmangur thelbin. Një prokuror do të gjykonte krejtësisht ndryshe. Me indicie nga media, një prokuror do të niste direkt një cështje penale për të parë se cfarë kishte ndodhur vërtet. Jo për motive etik, por për dyshime serioze të ekzistencës së një vepre penale. Cfarë kishte ndodhur në të vërtetë? Në fillim të muajit të shkuar, ekzaktësisht në datën 2 prill, KLP merr vendim për hapjen e vakancave në prokuroritë e shkallës së parë dhe për moshapjen e tyre në prokuroritë e apelit. Ky vendim u shpall dhe hyri në fuqi. Mbas këtij momenti, Kryetarja e KLP-së nuk ka asnjë kompetencë për ta bllokuar, tërhequr apo më keq akoma, për të ndryshuar atë vendim kolegjial. Ligji nuk i jep tagër kryetarit të KLP-së për të bërë cilindo nga këto veprime. Cdo ndryshim i mundshëm i vendimit të këtij organi kolegjial, kërkon gjithashtu një procedurë të qartë ligjore: bëhet propozim në komision, komisioni e referon atë në mbledhjen plenare dhe vetëm atëherë KLP do të mund të rivotonte. Udha tjetër, bllokimi informal, fillimisht me mospublikim dhe më pas edhe më moszbatim, duket edhe së largmi, se është një shkelje e qartë proceduriale.

Prokurori që do të dëgjonte të gjithë audion dhe do të lexonte proces-verbalin e mbledhjes, do të vinte re se shpjegimet e dhëna nga kryetarja Bogdani, se vendimi i kontesuar nuk ishte marrë me shumicë absolute, rrëzohet nga vetë precedentët e mëparshëm të KLP-së. Precedentë që nisin që nga zgjedhja e kryetarit të dikurshëm të SPAK Altin Dumani e deri tek zgjedhja e drejtuesit aktual të SPAK, Klodian Braho. KLP ka marrë vendime me shumicë relative sa herë ka pasur tre apo më shumë propozime konkuruese në tryezë, që nga cështje me karakter marrje masash disiplinore për prokurorë, në vendime për karierën e tyre apo dhe në vlerësimet periodike të punës së tyre. Madje edhe vendimi fillestar i 2 prillit u shpall si i tillë, madje edhe nga kryearja e KLP-së, pikërisht mbi bazën e kësaj logjike. Kundërshtia mes dy antarëve të KLP-së dhe tonet e nxehta, erdhën nga “risia” befasuese e mbledhjes pasardhëse.

Dhe këtu, cfarë duket thjesht si sherr e kundërshti kolegësh, merr përmasa befasuese. Në këtë pikë, cilido prokuror i republikës, ka jo vetëm hapësirën ligjore, por edhe detyrimin për të ndërhyrë. Duke regjistruar ceshtjen mbasi të konstatojë se pse nuk është publikuar për 24 orë vendimi kolegjial i KLP-së. Dhe më pas edhe të hetojë për të zbuluar shkaqet dhe arsyet se pse një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Vetëm një hetim i tillë do të sqaronte dyshimet dhe arsyet se nëse kjo gjë ka ndodhur për rastësi, si një harresë administrative, nëse ka pasur tentativa për fallsifikim apo dhe më keq akoma, nëse është tentuar shpërdorimi i detyrës nëpërmjet mosplotësimit të rregullt të saj. Në rastin më të mirë, hetimi do të zbulonte mungesë të theksuar profesionalizmi. Mund të ndodhë që ky hetim i supozuar të dalë në konkluzionin se përvec vonesës, pasoja juridike nuk ka ndodhur. Gjysma e të keqes ishte që formalisht vendimi hyri në fuqi, ashtu sic ishte vendosur me vullnetin e votës së shumicës së KLP-së. Por pavarësisht hetimit, shija e keqe e debatit dhe prova se edhe në institucione kaq të rëndësishme të drejtësisë ndodhin cmenduri të tilla, helmon gati pa kthim, besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Duke ndjekur këtë arsyetim, ato pak sekonda audio të shkëputura nga mbledhja e sherrit, janë shumë më shumë se një shfrim nervash. Ato janë një klithmë që gris një perde të errët dyshimesh për funksionimin normal të KLP-sëm një nga shtyllat e sistemit të drejtësisë. KLP ka dëshmuar deri më tani problematika serioze në funksionin e saj, mbi të cilat ka një heshtje pothuaj totale. Ka vonesa të jashtëzakonshme në procedurën e vlerësimit të prokurorëve, që janë momenti bazë për emërimin apo transferimin e prokurorëve. Më pas edhe për administrimin e karrierës së tyre. Probleme të rënda nënvizohet edhe në procesin e mbikqyrjes së etikës dhe profesionalizmit të organin e prokurorisë. Prokurorë që sillet si adoleshentë arrogantë në sallën e gjyqit apo dhe që marrin vendime të ndryshme për casus-e të njëjta, kanë filluar prej kohësh të mos jenë përjashtime të vecuara.

Nuk mbaron këtu. Dy deri në tre vjet më pas mbaron mandati i rreth 15 prokurorëve të SPAK-ut dhe përkundër kërkesës së ligjit, mund të ndodhë që ata të jetë të papunë. Mund të ndodhë që ky resurs i burimeve njerëzore të paguhet, por dhe të mos kenë vend pune në prokurorinë e apelit, sic urdhëron ligji të ndodhë. Mbas meje qaje qameti, atëherë nuk do të jetë një arsye e mjaftueshme për t’u ngushëlluar për situatën në sistemin e dretësisë, ku vakancat e paplotësuara kanë si rezultat të vetëm, drejtësinë e munguar për qytetarin e thjeshtë shqiptar. Sokol Stojani është prokuror, por nuk mund të hetojë një debat ku ai vetë është përfshirë. Revolta e tij si anëtar i KLP-së është vetëm një klithmë për kolegët e tij, që nuk duan të dëgjojnë. Si krismat në koncert si vetë koncerti, nuk mirëpriten nga veshë të shurdhët.

Next Post
Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

October 8, 2026
Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

October 8, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Votimi i “Territoriales”, Rama mbledh deputetët para seancës plenare! Mazhorancës i duhen 84 vota

October 8, 2026
“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush…

“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush…

October 8, 2026
EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

October 8, 2026
Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

October 8, 2026
Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

October 8, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com