• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e re në luftën kundër krimit për vitin 2026/ Tolerancë zero për shkelësit e qarkullimit rrugor

by E S
15/05/2026 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas goditjes së korrupsionit të lartë dhe përdorimit të Inteligjencës Artificiale, dokumenti strategjik i qeverisë “Për miratimin e rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2026” (Vendimi Nr. 347), përmbledh në detajet e tij disa direktiva të ashpra që prekin drejtpërdrejt përditshmërinë dhe sigurinë fizike të qytetarëve.

Këshilli i Ministrave, nëpërmjet këtij dokumenti, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Posaçme (SPAK) që të kalojnë në filtër të rreptë penal ata që rrezikojnë jetën në rrugë, abuzuesit me mjedisin dhe ushqimet, si dhe shkelësit e proceseve zgjedhore.

Siguria rrugore

Një vëmendje e posaçme në dokument i është kushtuar bilancit tragjik të aksidenteve automobilistike. Pika 5.2.12 e vendimit i kërkon organit të akuzës të mos ketë asnjë tolerancë ndaj atyre që kthejnë automjetet në “armë”, duke kërkuar dënime ekzemplare, veçanërisht për përsëritësit (recidivistët).

Në dokument theksohet tekstualisht:

“Rekomandohet intensifikimi i hetimeve dhe i ndjekjes penale për veprat penale në fushën e qarkullimit rrugor, në veçanti për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, nën ndikimin e substancave narkotike apo psikotrope, pa leje drejtimi, si dhe për personat që kanë kryer këto vepra në mënyrë të përsëritur.”

Këshilli i Ministrave e cilëson këtë si “një ndër fenomenet me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve”, duke i lënë detyrë prokurorisë të koordinojë aksionet urgjente dhe të forcojë cilësinë e dosjeve hetimore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në mënyrë që shkelësit të mos i shpëtojnë rrjetës së gjykatave për shkak të hetimeve të dobëta.

Arresti me burg si “masë e fundit”

Një ndër pikat më të rëndësishme të dokumentit është kërkesa ndaj prokurorëve për të rishikuar politikën e kërkesave për arrest me burg. Qeveria kërkon të shmangen vonesat e pajustifikuara procedurale dhe dalja mbi parimin e prezumimit të pafajësisë.

“Prokuroria të sigurojë që çdo kërkesë për masë sigurie të jetë e qartë, e argumentuar dhe proporcionale me rrethanat konkrete të çështjes, duke rezervuar arrestin në burg si masë të fundit,” theksohet në rekomandimet e miratuara, duke kërkuar edhe zgjerimin e masave alternative.

Fokus te korrupsioni i lartë, evazioni dhe kriptomonedhat

Për vitin 2026, lufta kundër krimit ekonomik merr një vëmendje maksimale. Dokumenti kërkon nga SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm që të rrisin numrin e hetimeve proaktive ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe evazionit fiskal.

Institucioneve u kërkohet të nisin hetimet financiare paralele që në momentin e regjistrimit të procedimit penal, me qëllim sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Për herë të parë, vihet një theks i veçantë te teknologjitë e reja të qarkullimit të parasë:

“Rekomandohet përmirësimi i teknikave hetimore dhe i sistemeve të ekspertimit, me fokus të veçantë në format e reja të pastrimit të parave, përfshirë asetet virtuale dhe kriptovalutat.”

Inteligjenca Artificiale në ndihmë të prokurorëve

Për të përballuar kompleksitetin e krimit të organizuar dhe atij kibernetik, qeveria udhëzon ngritjen e njësive të specializuara të pajisura me teknologji të avancuar. Hapi më inovativ i parashikuar në këtë vendim është përdorimi i sistemeve të reja analitike.

“Rekomandohet përshpejtimi i modernizimit të infrastrukturës të prokurorive, si dhe integrimi gradual i inteligjencës artificiale për analizimin dhe kryqëzimin e shpejtë të të dhënave.”

Siguria ushqimore dhe krimet mjedisore

Një tjetër detaj kyç i strategjisë është ngritja e stekës për krimet që cenojnë shëndetin e popullatës, një sektor që shpesh është trajtuar si dytësor në dyert e drejtësisë. Pika 5.2.11 orienton prokurorët të shtojnë numrin e dosjeve që dërgohen për gjykim lidhur me ndotjen, shpyllëzimin apo abuzimin me ushqimet.

“Duke trajtuar me përparësi shkeljet e sigurisë ushqimore dhe krimet mjedisore, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me institucionet kompetente.”

Mbrojtja e zgjedhjeve dhe procesit demokratik

Me afrimin e cikleve zgjedhore, qeveria i kërkon SPAK-ut dhe prokurorive të rretheve detyrimin për një reagim të rrufeshëm ndaj krimeve elektorale. Pika 5.2.10 thekson vëmendjen e shtuar ndaj këtyre veprave penale:

“Rekomandohet vijimi i vëmendjes së shtuar ndaj veprave penale zgjedhore, duke garantuar hetim të shpejtë dhe efikas dhe reagim proaktiv ndaj shkeljeve që cenojnë integritetin e procesit demokratik.”

Politika të ashpra për dhunën në familje dhe mbrojtjen e gazetarëve

Dokumenti ndalet gjerësisht te mbrojtja e shtresave vulnerabël dhe atyre që janë në krye të detyrës publike. Sipas pikës 5.2.9, prokurorëve u kërkohet një ashpërsim i mëtejshëm i politikës penale ndaj dhunuesve në familje, veçanërisht ndaj autorëve recidivistë dhe në rastet kur dhuna ushtrohet në prezencë të të miturve. Nuk do të ketë asnjë lëshim as për veprat me natyrë seksuale apo trafikimin e grave dhe fëmijëve.

Për më tepër, një garanci e re vjen për lirinë e medias. Pika 5.1.9 urdhëron masa konkrete për mbrojtjen e punonjësve të shtypit:

“Të ndërmerren masa konkrete mbi hetimin dhe ndjekjen penale të veprave që lidhen me dhunën ndaj gazetarëve, përfshirë incidentet gjatë protestave, në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.”

Goditja e “eksportit të krimit” jashtë BE-së

Përtej kufijve të Shqipërisë, strategjia e vitit 2026 synon të godasë celulat e krimit të organizuar shqiptar aty ku ato ndihen më të sigurta. Pika 5.8.3 udhëzon SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme të krijojnë Skuadra të Përbashkëta Hetimore (JIT) për krimet komplekse, duke vënë theksin te zonat jashtë Bashkimit Evropian, ku është identifikuar se fshihen eksponentë të rrezikshëm të botës së krimit dhe asetet e tyre.

Next Post
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Si të mësojmë në erën e inteligjencës artificiale?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In