• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje Berishës të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!

by E S
15/05/2026 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Tori Agollin, Sali Berisha nuk ka ndryshuar kurrë realisht nga vitet ’90. Ish-oficeri i Gardës e sheh ende si njeriun që “eliminon kundërshtarët” dhe që vazhdon të mbajë peng Partinë Demokratike edhe sot.

Kjo ishte atmosfera e deklaratave që ish-shoqëruesi i Fatos Nanos bëri të premten në “Studio Live” në Report TV, ku riktheu jo vetëm konfliktin e vjetër politik mes socialistëve dhe Berishës, por edhe gjithë gjuhën e ashpër të tranzicionit shqiptar.

Edhe pse tha se nuk ka një konsideratë të lartë për SPAK-un, Agolli këmbënguli se drejtësia nuk duhet të ketë ngjyrime politike dhe akuzoi Prokurorinë e Posaçme se po godet vetëm “në një kah” duke injoruar Berishën të cilin e cilësoi si ‘njeriu më shkatërrues i kombit” që ka dominuar politikën shqiptare përmes konfliktit dhe frikës.

“Prandaj është peshore. Nuk ka krahë. Drejtësia nuk ka të majtë apo të djathtë. Drejtësia s’ka as ngjyrë e as parti. Drejtësia po godet vetëm në një kah dhe nuk po godet njeriun më shkatërrues të kombit shqiptar, Sali Ramë Berishën. Është një shprehje e vjetër e popullit shqiptar ‘ku ka zë s’është pa gjë’. I them ik nga politika! Falangat e zeza të Sali Berishës më kanë bërë 2 herë atentat me tritol”, tha ai.

Në rrëfimin e tij, Agolli e paraqiti Berishën si figurën që sipas tij ka dominuar politikën shqiptare përmes konfliktit dhe frikës, ndërsa insistoi se edhe sot Partia Demokratike vazhdon të mbahet peng nga udhëheqësi i saj.

I pyetur se çfarë ka përfituar gjatë gjithë viteve që ka shërbyer pranë Fatos Nanos dhe më pas gjatë ndërrimit të pushteteve, Agolli tha se nuk ka marrë asgjë tjetër përveç pagës së shtetit dhe i kujtoi Berishës një të vërtetë të madhe.

“Vetëm rrogën e shtetit. Edhe sikur të fillojë ’90 nga e para, prapë atë punë do bëj. Kur ikën në varr, nuk merr asgjë me vete. Nuk merr ç’ke vjedhur, ke marrë, ke prerë apo ato që ia ke futur shokut. Berisha mendon se do t’i marrë me vete. Asgjë s’do marrë. Ka plot PD rini, njerëz të shkolluar. O Berishë, lëre partinë të ecë përpara”, u shpreh ai.

Agolli foli për raportin mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës larg kamerave, duke treguar një episod pas daljes së ish-kryeministrit socialist nga burgu.

“Unë e kam shoqëruar për herë të parë, kur erdhi nga spitali nga Athina, e kam shoqëruar tek babai i tij, i ndjeri Thanas Nano dhe ai i ka thënë ‘Fatos ça po bën me Sali Berishën? Të shkatërroi jetën, të futi në burg, nuk e shijove nënën që vdiq.’ Fatosi iu përgjigj; ‘Shiko Bushku, unë nuk do bëj atë që bëri Berisha, ta bëj atë hero.’ Nano ishte intelektual që bëri burg të padrejtë. Fatos Nano ka qenë tolerant, Berisha i ka shkatërruar jetën dhe karrierën. Berisha dhe Meta bashkë”, tha ai.

Për Agollin, Berisha nuk ka ndryshuar as sot nga mënyra se si ka bërë politikë që prej viteve ’90.

“Nga ajo kohë deri më sot, ka ndryshuar vetëm një gjë nga Berisha: nuk të vret më dot, nuk eliminon kundërshtarin, sepse i ka rënë dhe mosha dhe takati”, deklaroi ish-oficeri i Gardës.

Next Post
Strategjia e re në luftën kundër krimit për vitin 2026/ Tolerancë zero për shkelësit e qarkullimit rrugor

Strategjia e re në luftën kundër krimit për vitin 2026/ Tolerancë zero për shkelësit e qarkullimit rrugor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com