• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu: Procedura e përshpejtuar nuk cenon kontrollin parlamentar në procesin e integrimit në BE

by E B
06/05/2026 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu iu bashkua aktivitetit për Dialog Politik me fokus “Anëtarësimi në BE: Përforcimi i Cilësisë Legjislative Përmes Vendimmarrjes Gjithëpërfshirëse” të organizuar nga IDM (The Institute of Democracy and Mediation). Gjatë fjalës së mbajtur, Spahiu tha se: “Kuvendi e ushtron funksionin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare, duke siguruar mekanizma efektivë monitorimi, raportimi dhe kontrolli parlamentar.”

“Procedura e përshpejtuar nuk cenon kontrollin parlamentar. Ajo përfshin shqyrtimin në komisionet përkatëse, rolin e Komisionit për Çështjet Evropiane në verifikimin e përputhshmërisë dhe votimin në seancë plenare. Pra, bëhet fjalë për një instrument që ndikon në afatet, por jo në standardet e procesit. Në këtë kuadër, dua të theksoj qartë se procedura e përshpejtuar nuk do të aplikohet në mënyrë automatike për çdo projektligj, por vetëm në raste të justifikuara nga dinamika e procesit të negociatave.”, tha nënkryetarja Klodiana Spahiu duke sjellë si shembuj praktikat e ndjekura nga vendet europiane ndërsa u shpreh e hapur për bashkëpunim me të gjitha palët.

“Praktikat europiane dëshmojnë se përdorimi i procedurave të përshpejtuara për legjislacionin e integrimit është një standard i konsoliduar. Kroacia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania kanë përdorur procedura fast-track, ndërsa Polonia dhe Çekia kanë aplikuar mekanizma si ligjet “omnibus”. Në vendet baltike dhe në Sllovaki është vendosur prioritizimi automatik i legjislacionit të integrimit në kalendarin parlamentar, ndërkohë që komisionet për çështjet evropiane luajnë një rol kyç në garantimin e përputhshmërisë me acquis.”, tha ajo.

Për nënkryetaren e Kuvendit “përvoja e Kroacisë gjatë procesit të anëtarësimit mbetet një model i rëndësishëm referimi.”

“Parlamenti kroat luajti një rol aktiv në miratimin e legjislacionit, mbikëqyrjen e negociatave dhe ndërtimin e konsensusit politik, duke krijuar mekanizma të posaçëm për koordinim dhe kontroll.”, u shpreh Spahiu.

Aplikimi i kësaj procedure, sipas nënkryetares së Kuvendit, nuk përjashton konsultimin publik.

“Detyrimet ligjore për transparencën dhe përfshirjen vijojnë të zbatohen, ndërsa projektligjet publikohen dhe palët e interesuara kanë mundësi të japin kontributet e tyre. Në praktikë, projektligjet e përafrimit janë shpesh të konsultuara që në fazën e hartimit, duke e bërë shqyrtimin parlamentar një fazë të avancuar të procesit.”, pohoi Spahiu duke theksuar se integrimi evropian është një projekt kombëtar.

Të pranishëm në tryezën e organizuar nga IDM ishte dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, ai i Suedisë Niklas Ström, deputetë të partive politike dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Next Post
Presidenti Begaj takon Michael Granoff: Projekte për bujqësinë, turizmin dhe trashëgiminë kulturore

Presidenti Begaj takon Michael Granoff: Projekte për bujqësinë, turizmin dhe trashëgiminë kulturore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com