• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paketa e Maleve”, Demo: 3 bashki të reja miratojnë zonat prioritare, procesi drejt përfundimit në fund të majit

by E B
06/05/2026 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha sot se 3 bashki të tjera kanë miratuar zonat prioritare në kuadër të Paketës së Maleve.

Gjatë një deklarate për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo bëri me dije numri i bashkive të cilat kanë miratuar zonat prioritare ka kaluar dy të tretën dhe brenda fundit të majit, do të përfundojë procesi në të gjitha bashkitë e vendit .

“Sot kemi miratuar 3 bashki të reja për sa i përket Paketës së Maleve. Propozimet e ardhura për zonat prioritare janë miratuar për Bashkinë Delvinë, Konispol dhe Pogradec. Tani numri i bashkive ka kaluar në 2/3 dhe në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar faza e aplikimit nga qytetarët, sa i përket Paketës së Maleve, në kontekstin e zonave prioritare dhe të zhvillimit rural. Në javët që kemi përpara do të jenë bashkitë e fundit, dhe besoj që brenda fundit të muajit maj, ne përfundojmë të gjitha bashkitë e vendit, me zonat prioritare të miratuara, ndërsa bashkitë janë në fazën përfundimtare të miratimit të aplikimeve në Këshillat Bashkiakë” tha Demo.

Paketa e Maleve është një program i qeverisë Rama që synon zhvillimin e zonave malore dhe rurale përmes lehtësimit të investimeve të larmishme në turizëm, bujqësi, agroturizëm dhe aktivitete të tjera ekonomike. Programi parashikon identifikimin e zonave prioritare në çdo bashki, ku qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje dhe lehtësi për projektet e tyre. Synimi i qeverisë Rama është rigjallërimi i zonave malore, frenimi i braktisjes së fshatrave dhe nxitja e zhvillimit rural.

Next Post
Aksidentit tragjik, Afrim Tafa shkarkohet nga drejtimi i Policisë së Durrësit

Aksidentit tragjik, Afrim Tafa shkarkohet nga drejtimi i Policisë së Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com