• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet pa garë në PD, eksperti: Berisha ka humbur mbështetjen tek demokratët

by E B
06/05/2026 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti ligjor Indrit Sefa, duke komentuar zhvillimet politike në PD, tha se skualifikimi i Ervin Salianjit nga gara për kreun e PD nuk ka bazë ligjore pasi ai i plotëson të gjitha kriteret për të qenë një kandidat potencial përballë Berishës.

Sipas Sefës, vetëpërjashtimi është një term që ka shpikur Berisha pasi nuk ka vendim përjashtimi për Salianjin.

Gjithcka sipas tij, bëhet për të minimizuar rrisqet që mund t’i vijnë Berishës nga gara me kandidatë të denjë për të qenë pretendentë për kreun e PD. “I gjithë pushteti moral i Berishës lidhet me faktin se ai është i padiskutuar, se s’ka kandidatë. Berisha do të ishte i sfiduar pasi e ka humbur mbështetjen tek demokratët, tek pjesa më e madhe e demokratëve”, tha Sefa.

 

 

Indrit Sefa: Salianji i plotëson të gjithë kriteret dhe nuk ka nivel më të lartë përfaqësimi se ai. Dhe nga ana ligjore formalisht nuk ka vendim përjashtimi. Vetëpërjashtimin e ka shpikur Berisha dhe i shkon nga pas gjithë oborri i tij. Përjashtimi bëhet me vendim të kryesisë së PD dhe duhet të dalë me vendim dhe ky vendim ndjek rrugën ligjore dhe mund ta ankimosh.

Për zonjën Balliu e di që ka qenë anëtare e FRPD. Ka një vendim përjashtimi. Një kandidat në garë përballë Berishës ka detyrimin sipas gjithë rregullave që të ketë anëtarët e vet në komisionin zgjedhor, vëzhgues dhe anëtarë në komision që dmth secili prej tyre do të kishte një sy më shumë për të parë rregullsinë e procesit zgjedhor brenda PD.

Të jeni të sigurtë se nuk do të kishte më 44 mijë votues në zgjedhje, sepse vëzhguesit dhe komisionerët do të ishin të interesuar të mbanin një proces zgjedhor jo për të mbushur kutitë por do të ishte me ata persona që do të merrnin pjesë në zgjedhje.

Arsyeja politike, Berisha nuk mundet të rrezikojë që të sfidohet brenda PD. I gjithë pushteti moral i Berishës lidhet me faktin se ai është i padiskutuar, se s’ka kandidatë.

A mund të ishte i sfiduar.

Të jeni të bindur se Berisha do të ishte i sfiduar pasi e ka humbur mbështetjen tek demokratët, tek pjesa më e madhe e demokratëve.

Protestat e përjavshme janë një turp se ku ka arritur PD. Është në kilometrin e fundit për të arritur në greminë.

Fatkeqësisht protestat e fundit janë për të ardhur keq.

Next Post
Ndryshon formula e pagesave, qeveria jep detaje nga skema e re e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë

Ndryshon formula e pagesave, qeveria jep detaje nga skema e re e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Për ata që thonë se Erion Veliaj i është shmangur procesit në GJKKO

August 24, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kosova para dhe pas 16 shtatorit

August 24, 2026
Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

August 24, 2026
Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

August 24, 2026
Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

August 24, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Pukë/ Zjarr i fuqishëm në fshatin Gojan i Vogël, flakët rrezikojnë banesa, evakuohen 6 familje

August 24, 2026
“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

August 24, 2026
Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

August 24, 2026
Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com