• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të justifikojë krimet e veta”, Beqiri sulmon Berishën: E quan krenari kur dëmtohet imazhi i Shqipërisë në BE

by E B
06/05/2026 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për avokatin Idajet Beqiri, fakti që Sali Berisha e quan “krenari” reflektimin e kritikave të opozitës në raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, është prova më e qartë se 81 vjeçari gjen kënaqësi kur ia “nxin” faqen vendit në arenën ndërkombëtare.

Gjatë një interviste në emisionin “Studio Live” në Report TV, Beqiri tha se që kur Berisha ka ardhur në krye të Partisë Demokratike, qëllimi i tij si kundërshtar politik dhe agjent i Serbisë, ka qenë të pengojë progresin e Shqipërisë dhe integrimin europian të vendit.

“Ky është misioni i tij: që të jetë kundërshtar i fortë i Shqipërisë, i reformave në këtë vend, që të jetë një anti-shqiptar që të vazhdojë misionin e vet dhe t’i shërbejë agjenturave të huaja. Që kur ka ardhur në krye të PD-së, dhe deri më sot, ai këtë mision ka përmbushur. Ai ka dashur ta ketë Shqipërinë të djegur e të pjekur, duke ndjekur të njëjtat strategji dhe taktika veprimi. Ka bërë krime të jashtëzakonshme kundër vendit të vet. Kjo gjuhë kundër vendit, progresit dhe aspiratës së shqiptarëve për në BE, bëhet se ai do të bëhet pengesë me çdo kusht e mënyrë”, tha Beqiri.

Më tej, avokati e lidhi retorikën e Berishës ndaj reformave dhe integrimit europian me frikën, sipas tij, nga forcimi i shtetit ligjor dhe funksionimi i drejtësisë në Shqipëri.

“Ai do të justifikojë krimet e veta, sepse është i bindur që nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, në këtë vend do të sundojë ligji. Ai nuk e do një situatë të tillë por do që këtu të sundojë anarkia, krimi, destabiliteti. Këtë që ka bërë në mënyrë të përhershme vazhdon ta bëjë pa turp, sepse ndonëse ka kundër të gjithë popullin shqiptar që e la në opozitë të përjetshme, ai e ka bërë gjak Shqipërinë. Kemi të bëjmë me një njeri të dështuar në të gjitha fushat, që i ka dalë boja”, tha Beqiri.

Beqiri e akuzoi Berishën si njeri që sipas tij ka vepruar kundër vetë interesave të Shqipërisë duke qenë në shërbim të Serbisë.

“Edhe fëmijët e vegjël e dinë që ai është në shërbim të serbëve. Ai ka punuar dhe punon vetëm në interes të Serbisë dhe gjakut të tij serb, nga vetja e nga bashkëshortja. Problemi është që të gjitha raportet e ndërkombëtarëve që monitorojnë Shqipërinë e bëjnë dallimin dhe këto klithma të bandës kriminale të Saliut kundër vendit tonë, ata i marrin qesharake dhe i qajnë hallin këtij misionari të Serbisë por edhe vetë qeverisë, që në vend që të ketë një opozitë, ka një bandë kriminelësh me Saliun në krye, që s’kanë lënë krim, vrasje, vjedhje e kusari pa bërë, nga ana tjetër hedhin baltë, zjarr dhe flakë kundër vendit të vet”, tha ai.

Ndërsa Berisha vijon ta paraqesë si “fitore” faktin që kritikat e opozitës janë reflektuar në raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, për Idajet Beqirin kjo është prova se kreu i pasfiduar ndonjëherë i PD-së vazhdon të shohë si arritje çdo goditje që, sipas tij, i bëhet imazhit të vendit në Bruksel.

Next Post

Një “gënjeshtër” lozonjare e Ramës, por dhjetë vjet më pas...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Ky akt nuk i nderon shqiptarët

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Ky akt nuk i nderon shqiptarët

June 21, 2026
Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti

Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti

June 21, 2026
“Sinjal alarmi”, Komuniteti Hebraik Shqiptar reagon pas heqjes së flamurit izraelit nga protestuesit në Tiranë

“Sinjal alarmi”, Komuniteti Hebraik Shqiptar reagon pas heqjes së flamurit izraelit nga protestuesit në Tiranë

June 21, 2026
Heqja e flamurit nga godina e Ambasadës së Izraelit, Koçiu: Akt i papranueshëm

Heqja e flamurit nga godina e Ambasadës së Izraelit, Koçiu: Akt i papranueshëm

June 21, 2026
Bisedimet SHBA–Iran ndryshojnë drejtim, nga programi bërthamor te konflikti në Liban

Bisedimet SHBA–Iran ndryshojnë drejtim, nga programi bërthamor te konflikti në Liban

June 21, 2026
I dënuar me 4 vite burg nga GJKKO / Policia nxjerr videon e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”

I dënuar me 4 vite burg nga GJKKO / Policia nxjerr videon e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”

June 21, 2026
Kush flet në emër të Shqipërisë?

Kush flet në emër të Shqipërisë?

June 21, 2026
Ilir Beqaj: Dilema që u bë trilemë

Dosja e Sterilizimit, Beqaj kërkon rrëzimin e akuzës: Nuk mund të dënohesh mbi interpretime dhe nënkuptime!

June 21, 2026
Tragjedi në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Tragjedi në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

June 21, 2026
Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In