• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Begaj takon Michael Granoff: Projekte për bujqësinë, turizmin dhe trashëgiminë kulturore

by E B
06/05/2026 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të mërkurë, 5 maj, në një takim Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff si dhe drejtuesit ekzekutive të AADF-së.

Takimi u fokusua në projektet më të fundit të këtij fondacioni, që synojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë, turizmit, arsimin e fëmijëve në fushën e inteligjencës artificiale, si edhe lidhjes së komunitetit të kërkuesve shkencorë të Diasporës me institucionet shqiptare.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i AADF-së midis akademikëve shqiptarë në Diasporë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri përmes “READ Fellowship”, si edhe projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në dobi të sipërmarrësve dhe qytetarëve shqiptarë.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin jetëgjatë të këtij fondacioni, i cili ka dhënë rezultate të prekshme në shumë fusha të zhvillimit të vendit dhe që vijon këtë traditë aktualisht me 37 projekte në të gjithë sektorët me ndikim thelbësor në avancimin e këtij zhvillimi.

Presidenti i Republikës përgëzoi zotin Granof për nismën “TOKA”, e cila synon zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri në linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato amerikane.

“Sektori i bujqësisë ka nevojë të rrisë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, standardet e cilësisë dhe sigurinë ushqimore”, theksoi Presidenti i Republikës, e në këtë aspekt  projekti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit sjell përmes ekspertizës dhe investimit një mbështetje për zhvillimin e fshatit dhe gjenerimin e të ardhurave.

Presidenti Begaj falënderoi krerët e fondacionit për arritjen e përfshirjes në UNESCO në një kohë relativisht të shkurtër në sajë të ekspertizës së thelluar të vlerave tona kombëtare, si: “Xhubleta” dhe “Lahuta”.

Kreu i Shtetit vlerësoi, gjithashtu, nismat ambicioze për të shtuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s edhe elemente të tjera, siç janë: “Dollia”, “Moti i Madh”, “Plisi” dhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, të cilat janë tashmë pjesë e Regjistrit tonë Kombëtar të Trashëgimisë.

“Projektet tuaja janë të prekshne, të vlerësuara nga shqiptarët dhe institucionet. Rezultatet e tyre mund dhe duhet të shërbejnë si modele suksesi për t’u ndjekur”, theksoi Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Next Post
Irani reagon pas marrëveshjes së propozuar nga SHBA për pushimin e plotë të luftës: Listë dëshirash!

Irani reagon pas marrëveshjes së propozuar nga SHBA për pushimin e plotë të luftës: Listë dëshirash!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com