• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Ndryshon formula e pagesave, qeveria jep detaje nga skema e re e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë

by E B
06/05/2026 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar sot ndryshime në vendimin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, me synimin për të përshpejtuar procesin e pagesave dhe për të ulur vonesat.

Në një njoftim për mediat, Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ndryshimet në VKM 419 parashikojnë heqjen e skemës së dëmshpërblimit me 8 këste të barabarta për një pjesë të përfituesve.

Sipas tij, për të gjitha pagesat me vlerë deri në 1 milion lekë, dëmshpërblimi do të kryhet menjëherë me këstin e radhës. Ai theksoi se ndryshimet do të sjellin edhe përshpejtim të procedurave të pagesave.

Aktualisht, procesimi nga një këst në tjetrin zgjat nga 3.5 deri në 4 vite, ndërsa me skemën e re koha pritet të ulet në 2 deri në 2.5 vite. Ministri bëri me dije se për vitin 2026 fondi për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë do të rritet në 1.5 miliardë lekë, ose rreth 15 milionë euro.

Deklarata e plotë e Ministrit Malaj

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë, miratuam një ndryshim në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave konsistojnë në heqjen e dëmshpërblimit të 8 kësteve të barabarta. Kemi marrë vendimin që për të gjithë ato pagesa që janë deri në vlerën deri në 1 milionë lekë, do të bëhet pagesa me këstin e radhës. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve të propozuara, Ministria e Financave parashikon që brenda 4-5 viteve të bëjmë shlyerjen e plotë të 6000 dosjeve nga 10360 që janë në total. Këto ndryshime kanë disa avantazhe të tjera. E para lidhet me pjesën e procesimit të pagesave që do të jetë më i shpejtë. Nëse sot kemi një procesim pagesash nga kësti në këst që varion nga 3.5 deri në 4 vjet, me ndryshimet e propozuara, koha e pagesave mes kësteve, do të shkurtohet nga 2 deri në 2.5 vjet  Këto ndryshime do të sjellin nevojën për të shtuar fondin për dëmshpërblim ndaj ish të përndjekurve politikë, që për vitin 2026, është në masën 1.5 miliardë lek ose 15 milionë euro. Pra ndryshimet e propozuara, jo vetëm që do të rrisin eficencën e pagesave për ish të përndjekurit politikë, por nga ana tjetër do të përmbushim edhe një detyrim moral që kemi ndaj kësaj kategorie dhe familjarëve të tyre” tha Ministri Malaj .

Next Post
“Paketa e Maleve”, Demo: 3 bashki të reja miratojnë zonat prioritare, procesi drejt përfundimit në fund të majit

“Paketa e Maleve”, Demo: 3 bashki të reja miratojnë zonat prioritare, procesi drejt përfundimit në fund të majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

August 24, 2026
EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

August 24, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

“Vëmendja në Pukë, Dajt e Dibër”- Normalizohet situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Nga 18 vatra, vetëm 5 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 24, 2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

August 24, 2026
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

Dhuna ndaj shefit të Krimeve të Sarandës, Prokuroria kërkon burg për pronarin dhe menaxherin e “Orange”, por Gjykata refuzon!

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Detaje tronditëse nga krimi në Kosovë, bashkëshorti vrau gruan tetë muajshe shtatzënë! Mister motivi dhe se si mbeti i plagosur rëndë

August 24, 2026
Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

August 24, 2026
“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

August 24, 2026
“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

August 24, 2026
VIDEO/ Detaje nga takimi i Pogradecit, kryeministri Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për kolegen tënde Mirela Kumbaro?- Ja përgjigja që mori

VIDEO/ Detaje nga takimi i Pogradecit, kryeministri Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për kolegen tënde Mirela Kumbaro?- Ja përgjigja që mori

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com