• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në 11 Maj të marrim rezultatin më të mirë”, Rama: Pasaporta e BE do t’i japë dinjitet shqiptarëve

by A R
17/03/2025 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste të Qarkut të Tiranës u shpreh se duhet të bëjnë çmos që në këto zgjedhje të marrin rezultatin më të mirë të të gjithë fitoreve që PS ka pasur.

Rama ndër të tjera u ndal edhe tek pasaporta evropiane për të cilën tha se me marrjen e saj pas integrimit në BE do të mundësojë kthimin e dinjitetit të shqiptarëve ku do të jenë të barabartë me qëtetarët evropian.

“Sot tek barazia para ligjit e kemi shumë të qartë kërcënimin. Jemi udhëheqës të reformës në drejtësi dhe bartës të kostove të këtij procesi dhe përballë nesh janë forca që duan votën për të kthyer përmbys gjithçka që është ndërtuar deri tani.

Nga ana tjetër po kaq konkrete është mundësia që çdo shqiptar të pajiset me pasaportën evropiane të Shqipërisë. Pasaporta e BE buron nga hyrja në BE, ne duhet të bëhemi anëtarë që të marrim pasaportën dhe për çdo shqiptar është transformimi i plotë i jetës. Pasaporta e BE i jep çdo shqiptari atë që se ka pasur, dinjitetin e barabartë nën qiellin e përbashkët të Europës. I jep statusin që të mos shihet si qytetar i dorës së dytë. Bën një dallim të madh në shumë aspekte. I jep mundësinë çdo shqiptari, që kur të jetë në aeroport, të hyjë pa ndaluar përballë një polici, thjesht duke treguar pasaportë dhe të punojë ku të dojë nëse gjen mundësi për punë. Por edhe të jetë nën kujdesin e shërbimin shëndetësor. Por nga se rrezikohet kjo? Ky është një moment në histori dhe një dritare e hapur dhe një tren që është para nesh në stacion dhe ka ndaluar në një kohë të caktuar dhe koha është 2027. Negociatat nuk janë as komente në Facebook, as analiza, por janë një punë për të qëruar oriz në çdo ligj, nen, sektor dhe për të vërtetuar që çdo gjë që thuhet bëhet. Janë 40 skuadra nga pushteti ekzekutiv e gjyqësor të angazhuar për negociatat dhe asnjë çoroditje nuk duhet lejuar të ndodhi. Kjo është përtej të gjithave dhe prandaj 11 Maji duhet të jetë vula për t’i thënë kësaj skuadre vazhdoni punë se drejtimi nuk lëviz dhe gjërat siç janë parashikuar ..Ky është një moment ku çdo shqiptar duhet ta kuptojë që është pjesë e këtij procesi me votën e vet.

Dhe në fund të këtij procesi rezultati i parë konkret do të jetë marrja e pasaportës evropiane ku do të jetë secili i lirë në perimetrin evropian. Me hyrjen tonë në BE Shqipëria bëhet sa Europa dhe Europa bëhet sa Shqipëria. Këto janë zgjedhjet e 11 Majit në thelb dhe për këtë arsye ne duhet të bëjm çmosin që në këto zgjedhje të marrim rezultatin më të mirë të të gjithë këtyre fitoreve. 9 rradhazi. Në 11 Maj kemi rradhën e 10 dhe do të marrim një fitore me notën 10 duke filluar nga Tirana ku qielli do të jetë kufiri”, thekson Rama.

Next Post
VIDEO / Bëri protestë për mbylljen, por vetë shfaqet në TikTok! Berisha: Preferoj zarzavatet dhe poezitë!

VIDEO / Bëri protestë për mbylljen, por vetë shfaqet në TikTok! Berisha: Preferoj zarzavatet dhe poezitë!

Comments 1

  1. Ani says:
    2 years ago

    Kush ta hajë,ta hajë. Ky është argumenti më qesharak për të kërkuar vazhdimin e vjedhjes. Ska piklidhje vota me anëtarësimin. E zemë se u përbys bota e fitoi opozita. BE ndalon procedurat!?????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat -

Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com