• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

by A R
30/09/2026 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë nisur punimet për një projekt të rëndësishëm për zhvillimin e Parkut Arkeologjik Bylis-Klos. Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian me një fond prej 6.25 milionë eurosh dhe zbatohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur nisjen e punimeve pas një inspektimi në terren, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, përfaqësues të AICS dhe autoritetet vendore.

Një pjesë e rëndësishme e investimit, rreth 2 milionë euro, do të shkojë për ndërtimin e një Qendre të re Multifunksionale të Vizitorëve. Qendra do të përfshijë një muze, hapësira për kërkime dhe ambiente për konservimin e objekteve arkeologjike.

Projekti parashikon gjithashtu punime për konservimin e monumenteve të Parkut Arkeologjik. Puna ka nisur tashmë në pesë monumente, ndërsa në terren janë angazhuar 11 arkeologë. Një tjetër pjesë e projektit lidhet me komunitetin dhe zhvillimin e turizmit lokal. Në kuadër të tij janë certifikuar 13 guida vendase, ndërsa janë dhënë 210 mijë euro në formën e granteve për 20 përfitues.

Ministri Gonxhja e cilësoi projektin si një etapë të rëndësishme për zhvillimin e Parkut Arkeologjik Bylis-Klos, duke theksuar se investimi synon të ruajë trashëgiminë arkeologjike, të zhvillojë turizmin dhe të krijojë më shumë mundësi për komunitetin e Mallakastrës.

“Ruajmë Bylisin, zhvillojmë turizmin, promovojmë trashëgiminë dhe krijojmë më shumë mundësi për Mallakastrën”, u shpreh Gonxhja.

Next Post
Aeroportet polake në Lublin dhe Rzeszow rifillojnë fluturimet -

Aeroportet polake në Lublin dhe Rzeszow rifillojnë fluturimet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
“Kur një grua është në timon, pres autobusin tjetër”/ Agron Llakajt bën shaka, por vendoset nën shënjestrën e komentuesve: Mjerë kush të kupton, ke humbur…!

Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve

October 5, 2026
Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

October 5, 2026
Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

October 5, 2026
Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije -

Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije –

October 5, 2026
“Nuk ka asnjë ndryshim për non gratën e Sali Berishës”, DASH e konfirmon për median afër Trump

Ambasadori i ri ia zeroi Berishës lobimin miliona dollarësh në SHBA!

October 5, 2026
“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

October 5, 2026
Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

October 5, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Rubio nis turin në Europë, në fokus Rusia dhe Lindja e Mesme

October 5, 2026
Zjarr në fshatin Mallunxë të Matit, terreni i thyer vështirëson punën e forcave në aksion!

Zjarr në fshatin Mallunxë të Matit, terreni i thyer vështirëson punën e forcave në aksion!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com