• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

by A R
30/09/2026 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kredia e re për ekonominë pësoi një rënie të lehtë gjatë muajit gusht.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia gjatë gushtit arriti në 40.4 miliardë lekë, 0.7% më pak krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Pavarësisht rënies së lehtë të shënuar gjatë gushtit, shifrat progresive të kreditimit për vitin 2026 ngelen në rritje dhe në vlerat më të larta historike.

Për të gjithë 8-mujorin 2026, kredia e re e dhënë për ekonominë shqiptare ka arritur vlerën e 301.5 miliardë lekëve, në rritje me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë muajit gusht, u vërejt një ngadalësim në kreditimin e bizneseve, ndërsa kredia për individët vijoi tendencën pozitive të rritjes.

Në gusht, sektori bankar dha gjithsej 28.2 miliardë lekë kredi për biznesin, në rënie me 8.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesërisht, te bizneset rënia është ndikuar edhe nga kursi i këmbimit, duke qenë se në këtë segment kredia në valutë të huaj ka peshë specifike më të lartë.

Megjithatë, për të gjithë 8-mujorin kredia e re për biznesin ngelet në rritje. Sektori bankar deri tani ka dhënë më shumë se 201 miliardë lekë kredi të re për bizneset, në rritje vjetore me 10.4%

Kredia e re për individët në gusht vijoi rritjen e qëndrueshme, në linjë me tendencën pozitive të viteve të fundit. Kredia e re kishte vlerën e 11.4 miliardë lekëve, në rritje me 29.3% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Edhe për 8-mujorin kredia e re ngelet në rritje të ndjeshme. Ajo arriti vlerën e 98.8 miliardë lekëve, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.

Kreditimi i individëve është mbështetur te një rritje paralele dy segmentet kryesore, të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe financimit të konsumit.

Pas një frenimi në muajt e parë të vitit, kredia për shtëpi i është kthyer rritjes dhe për 8-mujorin 2026 arriti vlerën e 47.3 miliardë lekëve, në rritje me 4.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pavarësisht paketës së masave shtrënguese të Bankës së Shqipërisë, bankat po vazhdojnë të rrisin financimin për blerjen e banesave nga familjet.

Ndërkohë, kredia e re konsumatore për 8-mujorin ka arritur në gati 52 miliardë lekë, 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fund të muajit gusht, edhe portofoli total i kredisë për ekonominë, i shprehur si tepricë, vijoi rritjen. Ai kishte vlerën e 1 trilion e 7 miliardë lekëve, duke u zgjeruar me afërsisht gjashtë miliardë lekë krahasuar me korrikun. Me bazë vjetore, kredia ruan rritjen dyshifrore, me 11.8% më shumë krahasuar me gushtin e vitit 2025.

Rritja është më e lartë në segmentin e individëve, ku portofoli ka arritur vlerën e 426.6 miliardë lekëve, në rritje me 17.2% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në segmentin e biznesit vlera e portofolit të kredisë arriti në 490.4 miliardë lekë, në rritje me 10.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/Monitor

Next Post
Britania shqyrton mundësinë e rihyrjes në BE, Burnham: Të gjitha opsionet janë në tryezë -

Britania shqyrton mundësinë e rihyrjes në BE, Burnham: Të gjitha opsionet janë në tryezë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

September 30, 2026
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

September 30, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

September 30, 2026
Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

September 30, 2026
Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

September 30, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Seancat gjyqësore do të transmetohen LIVE”, Rama: Paraburgimi cenon dinjitetin kombëtar sepse…

September 30, 2026
Rama: Drejtësia e re i ka sytë me gjak dhe ndjek mediat e portalet

Rama: Askush s’mund t’ju hapë më telefonin pa vendim gjykate! Materialet që s’lidhen me hetimin do të asgjësohen

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com