• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta e ‘zëvendëson’ Berishën me… : Ja me kë bisedova në PD para se të dekretoja lirimin e Bajram Begajt

by
10/06/2022 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta tregoi se lidhur me dekretin e tij për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm ka folur me një nga figurat e Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Open” Meta tha se nuk ka pasur komunikim me ish-kryeministrin Sali Berisha për këtë vendim, por theksoi se ka komunikuar me Tritan Shehun dhe përfaqësues të tjerë të PD.

Duke i uruar suksese në detyrën e re Begajt, Presidenti Meta tha se e ka dekretuar vetë atë si shef Shtabi, pasi sipas tij, ka qenë një figurë e pranueshme për këtë detyrë.

“Më Berishën nuk kam pasur komunikim. Kam komunikuar me Tritan Shehun, ndoshta dhe me përfaqësues të tjerë, sepse ka pasur një debat jo neni kaq, jo neni aq, por nuk ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme. Nuk ka problem ku firmosa, unë mund të firmos edhe tani këtu. Çfarë toke është në Stamboll? Presidenti firmos kudo.

Ndërsa në Kuvend nuk i kam dhënë asnjë votë, sepse nuk kam asnjë votë. Unë nuk kam jam bërë pengesë për asnjë, edhe për Ahmetajn si ministër i Rindërtimit e kam bërë për një minutë. Në momentin që më vjen një shkresë që të lirohet një figurë, që t’i hiqet një pengesë për të kandiduar, unë nuk kam pse bëhem pengesë.

Unë e kam dekretuar për shef Shtabi, sepse kam parë disa parametra pozitivë dhe të kohës, sepse ishte dhe situata e pandemisë dhe ai kishte formim në fushën e shëndetit dhe mjekësisë. Ka qenë një figurë shumë e pranueshme për atë sfidë, ndërsa tani ta shohim. Unë uroj që të jetë një President i shkëlqyer. I uroj suksese. Kaq mund të them, se nuk kam asnjë arsye për të thënë diçka tjetër.

Nuk ekziston asnjë lidhje me Dvoranin, se kam dëgjuar 700 variante. Të mos harrojmë se nga mbrëmja që u bë kandidatura e deri te nënshkrimi, gjithë debati ishte nëse do ta firmosja. Pse Presidenti duhet të bëhet pjesë e një debati të tillë, kur çëshja ka qenë shumë e qartë.

I pyetur nëse me zgjedhjen e Begajt, tani Rama e kishte kapur shtetin, Meta tha se kjo kishte ndodhur me kohë.

“Pushtetet janë kapur me kohë, edhe sot që unë jam President, ky është një shtet i kapur. Presidentit nuk i përgjigjen për çështje shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, me plotësimin e institucioneve të drejtësisë”, u shpreh Meta.

/e.d

Next Post
A ka fuqi Sali Berisha, të nxjerrë njerëzit në protestë?

A ka fuqi Sali Berisha, të nxjerrë njerëzit në protestë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In