Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra mesditën e së dielës. Nga zjarri u rrezikua jeta e djalit 30 vjeçar të familjes pasi ky i fundit vuan nga epilepsia. Sipas rëfimit të së ëmës që në atë kohë ndodhej duke punuar me vjeljen e ullinjve, zjarri mund të jetë shkaktuar nga i biri aksidentalisht pasi tentoi të bënte kafe me një bombul të vogël gazi.
Pasi ka ndezur bombulën 30 vjeçari dyshohet të ketë pësuar një krizë epilepsie duke hedhur bombulën e ndezur në dysheme. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë banesën në pak minuta.
Pasi kanë parë flakët fqinjët kanë ndihmuar djalin të dalë nga shtëpia, pa lëndime. Zjaerfikësit mbërritën ne vendngjarje por pa mundur të shpëtojnë shtëpinë pasi ajo ishte djegur pothuajse tërësisht. Familja Llambro jeton me ndihmën ekonomike që i akordohet nga bashkia e Fierit.











