Një grup protestuesish janë mbledhur para kryeministrisë, ku po qëndrojnë nën çadra pasi kanë nisur reshjet e shiut.
Ndryshe nga dje që pati disa sulme me gurë dhe molotovë drejt policisë, deri më tani nuk ka asnjë incident. Herë pas here përsërisin thirrjet e zakonshme për dorëheqjen e qeverisë.
Më herët, protestuesit ndodheshin te Ministria e Arsimit e më pas marshuan drejt godinës së qeverisë.
Kjo është dita e 20-të e protestës.











