• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

by E B
01/11/2026 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy muaj pasi paralajmëroi se Mali i Zi mund të ishte shënjestër e një operacioni të koordinuar nga jashtë, kryeministri Milojko Spajiç ngre dyshime për ndikim politik të Beogradit përmes mediave malazeze. Partia e tij kërkon hetim parlamentar për të zbuluar nëse kompanitë serbe M-tel dhe grupi financiar Alta kanë përdorur lidhjet me televizionet e Malit të Zi për të ndikuar në raportimin e tyre, opinionin publik dhe politikën e vendit.

“Zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon konfirmojnë seriozitetin dhe cilësinë e informacioneve që kanë shërbimet tona dhe ato partnere të sigurisë, për të cilat paralajmërova në fund të gushtit”, shkroi kryeministri malazez të dielën  në rrjetin X.

Ai kërkoi që institucionet të zbulojnë se kush ka mbrojtur interesat e Malit të Zi dhe kush, sipas tij, është mbështetur te qendra pushteti në vende të tjera, duke përdorur mjete të paligjshme për të kërcënuar stabilitetin e vendit dhe për të penguar rrugën drejt Bashkimit Europian.

Në këtë situatë, partia e Spajiçit, Lëvizja Europa Tani (PES), i ka kërkuar  parlamentit të hetojë specifikisht marrëdhëniet financiare, të pronësisë dhe tregtare mes televizioneve me mbulim kombëtar dhe kompanive M-tel, Alta Bank e Alta Pay Group.

M-tel operon në Mal të Zi prej vitit 2007 dhe ofron shërbime telefonie, interneti dhe televizioni. Ajo është pjesë e Telekom Srbija, ku shteti serb zotëron 58.11% të aksioneve.

Kompania tjetër që kërkohet të hetohet është grupi Alta, i lidhur me biznesmenin serb Davor Macura.  Më 14 tetor, Macurës iu ndalua hyrja në Mal të Zi, pasi mbërriti në aeroportin e Podgoricës.

Më 30 tetor, Banka Kombëtare e Serbisë i hoqi licencën Alta Bank, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj financiare dhe rrezikut për likuiditetin. Administrimi i bankës iu kalua Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Pas këtij vendimi, Banka Qendrore e Malit të Zi sqaroi se Alta Bank nuk ka licencë për të ushtruar aktivitet bankar në vend dhe se masa e marrë në Serbi nuk rrezikon sistemin bankar malazez. Në Podgoricë operon Alta Pay Group, një kompani e licencuar që prej janarit 2024 për shërbime pagesash dhe transfertash parash. Ajo nuk është bankë dhe nuk pranon depozita. Autoritetet malazeze po verifikojnë nëse kompania vazhdon të përmbushë kërkesat ligjore për ushtrimin e aktivitetit.

Këto zhvillime vijnë pas paralajmërimit që Spajiç bëri më 27 gusht, kur deklaroi se shërbimet e sigurisë kishin informacione për një operacion të mundshëm të koordinuar kundër Malit të Zi. Sipas tij, në të mund të përfshiheshin zyrtarë të të paktën dy vendeve të rajonit, si edhe aktorë politikë dhe mediatikë brenda vendit, me synim destabilizimin dhe pengimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Asokohe, gazeta “Vijesti”, duke iu referuar burimeve ‘anonime’, raportoi se përveç Serbisë në këtë aksion ishte përfshirë edhe Shqipëria. Pretendimi shkaktoi një stuhi reagimesh edhe në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama kërkoi sqarime nga Podgorica dhe iu komunikua se Shqipëria nuk ishte një prej vendeve të cilave u referohej Spajiç. Sot, dy muaj më vonë, kërkesa për hetimin e lidhjeve të mediave malazeze me kompanitë serbe po e bën më të qartë se dyshimet për ndërhyrje të huaj, për të cilat paralajmëroi Spajiç në gusht, lidhen me ndikimin e mundshëm politik të Beogradit në Mal të Zi./Danas

Next Post
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In