• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merret vendimi për të ndërhyrë në lumin Lana, fondi 1.5 miliardë lekë

by A R
29/01/2020 18:15
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të kësaj të mërkure është marrë vendim për të ndërhyrë në shtratin e lumit Lana.

Bëhet fjalë për financimin në vlerën 1 590 000 000 lekë, të bashkëfinancimit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të projektit “Shtrati i Lumit Lana-zhvillim urban”, që do të financohet nga Banka Evropiane e Investimeve

Vendim

Për financimin e kontributit të këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban”, që do të financohet nga banka evropiane e investimeve

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 50 e 51, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ligjit nr.63/2019, “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i Lumit Lana-zhvillim urban”, të ligjit nr.64/2019, “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i Lumit Lana- zhvillim urban””, me propozimin e ministrit të Finanacve dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Financimin në vlerën 1 590 000 000 (një miliard e pesëqind e nëntëdhjetë milionë) lekë, të bashkëfinancimit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të projektit “Shtrati i Lumit Lana-zhvillim urban”, që do të financohet nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI).

Vlera prej 1 590 000 000 (një miliard e pesëqind e nëntëdhjetë milionë) lekësh, e cila do të përdoret për qëllimin e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, do të përballohet 50% nga buxheti i shtetit, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe 50% nga buxheti i Bashkisë së Tiranës, dhe do të shtrihet në tri vite, si më poshtë vijon: a) 530 000 000 (pesëqind e tridhjetë milionë) lekë, për vitin 2021; b) 530 000 000 (pesëqind e tridhjetë milionë) lekë, për vitin 2022; c) 530 000 000 (pesëqind e tridhjetë milionë) lekë, për vitin 2023. Efekti financiar, sipas shkronjës “a”, të pikës “2”, të këtij vendimi, prej 530 000 000 (pesëqind e tridhjetë milionë) lekësh, do të parashikohet: a) 265 000 000 (dyqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekë, në projektbuxhetin e vitit 2021 për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në zërin “Kosto lokale”; b) 265 000 000 (dyqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekë, në projektbuxhetin e vitit 2021 të Bashkisë Tiranë.

Efekti financiar, sipas shkronjës “b”, të pikës “2”, të këtij vendimi, prej 530 000 000 (pesëqind e tridhjetë milionë) lekësh, do të parashikohet: a) 265 000 000 (dyqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekë, në projektbuxhetin e vitit 2022 për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në zërin “Kosto lokale”; b) 265 000 000 (dyqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekë, në projektbuxhetin e vitit 2022 të Bashkisë Tiranë. Efekti financiar, sipas shkronjës “c”, të pikës “2”, të këtij vendimi, prej 530 000 000 (pesëqind e tridhjetë milionë) lekësh, do të parashikohet: a) 265 000 000 (dyqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekë, në projektbuxhetin e vitit 2023 për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në zërin “Kosto lokale”; b) 265 000 000 (dyqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekë, në projektbuxhetin e vitit 2023 të Bashkisë Tiranë.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Next Post
Shoqata e Gjyqtarëve humb gjyqin me Qeverinë, nga 1 janari 2020 nuk do t’i përdorin më pasaportat diplomatike

"Shfryhet" gjyqi për abuzimet me pronat, nga 19 zyrtarët e arrestuar, mbeten në burg 4 specialistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

October 7, 2026
Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com