• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Martesat me mblesëri/ Shkuesi nga Kosova që ka lidhur 340 çifte: Ja qytetet në Shqipëri që më kërkojnë nuse

by Java News
21/07/2023 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Enver Dajaku, shkuesi popullor apo siç njihet ndryshe në Kosovë, Msiti, i cili deri më sot ka lidhur mbi 340 çifte në Shqipëri dhe Kosovë.

”Zakonisht mosha që vjen tek unë është tek 35 vjeç, por ka dhe më të vjetër duke nisur nga 50 vjeç e lartë, ndërsa ka më shumë meshkuj se femra” tha Enveri në fillim të intervistës në një lidhje direkte nga Skënderaj në Kosovë.

“Unë kam mbi 25 vite që merrem me këtë punë dhe zakonisht janë prindërit e fëmijëve që më kontaktojnë, por nuk kanë munguar dhe vetë djali apo vajza që të shprehin interes” shtoi ai. I pyetur nga moderatorja për prejardhjen e “klientëve” të tij, Enveri tha se janë nga e gjithë Kosova, por së fundmi nuk kanë munguar dhe shkuesitë me Shqipërinë.

”Qytetet që më kontaktojnë më shpesh në rrjete sociale janë Berati dhe Kukësi, por dhe qytetet e tjera nuk mbeten pas” vazhdoi Enveri.

Më pas ai u ndal tek “teknika” e përzgjedhjes së djalit dhe vajzës, ku tregoi se fillimisht ai kalonte kohë me djalin apo me vajzën, pra bënte një lloj analize kriteresh apo analizë psikologjike për temperamentin, për kërkesat specifike, shkollimi, pretendimet, dëshirat dhe pasi bindej se e kishte krijuar një perceptim besimi për djalin apo vajzën, priste që të përkonte me gjysmën tjetër të cilën e kontaktonte në një moment të dytë.

”Këtë punë e kam nisur fillimisht para luftës në Kosovë, por në atë kohë nuk kam mbajtur një listë të rasteve të suksesshme, thjesht e bëja për kënaqësi personale, ndërsa më pas vendosa që këtë aftësi t’a kthej në profesion” tha Enveri.

I pyetur nga moderatorja për pagesën, ai tha se nuk i thotë gjë askujt për pagesë, njerëzit nëse janë të kënaqur, japin siç e ndjejnë, pra më shumë e ka si një kënaqësi sesa profesion. Më pas Enveri foli dhe për pikën deri ku ai mund të ndërhyjë gjatë prezantimit.

”Unë u jap një mundësi të dyve, u futem garant, por çdo gjë varet si shkon, pra nuk kam statusin e suksesit 100 % nëse ata të dy nuk duan të vazhdojnë” shtoi në fund të bisedës Enveri, shkuesi nga Skënderaj./m.j

Next Post

Frika nga elita jonë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lukaku drejt kalimit te Fenerbahçe, Napoli gjen zëvendësuesin në Premier League

Lukaku drejt kalimit te Fenerbahçe, Napoli gjen zëvendësuesin në Premier League

August 8, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Popullsia bie, ekonomia rritet. Të dhënat e censit përballë ekonomisë dhe konsumit

August 8, 2026
8 orë në zyrë nuk garantojnë produktivitetin, ja modeli i ri i punës

8 orë në zyrë nuk garantojnë produktivitetin, ja modeli i ri i punës

August 8, 2026
Flota naziste e Detit të Zi “del” në Danub

Flota naziste e Detit të Zi “del” në Danub

August 8, 2026
23 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, dy mbeten në monitorim, asnjë rrezik për zonat e banuara

23 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, dy mbeten në monitorim, asnjë rrezik për zonat e banuara

August 8, 2026
Sahara, Kolumbia njeh sovranitetin e Marokut

Sahara, Kolumbia njeh sovranitetin e Marokut

August 8, 2026
Goditet grupi korçar i trafikut të klandestinëve, 2 të arrestuar, njëri ishte nën arrest! Po transportonin drejt vendeve të BE-së 28 sudanezë dhe…

Goditet grupi korçar i trafikut të klandestinëve, 2 të arrestuar, njëri ishte nën arrest! Po transportonin drejt vendeve të BE-së 28 sudanezë dhe…

August 8, 2026
Zbuloni tre shenjat e zodiakut më me fat të muajit gusht, do tërheqin sukses financiar dhe prespektiva!

Zbuloni tre shenjat e zodiakut më me fat të muajit gusht, do tërheqin sukses financiar dhe prespektiva!

August 8, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Tre emergjencat e Shqipërisë: Shteti, qyteti dhe qytetaria

August 8, 2026
I vetmi person që Mbretëresha Elizabeth nuk do ta linte kurrë duke pritur në telefon, ishte e dashuruar me…

I vetmi person që Mbretëresha Elizabeth nuk do ta linte kurrë duke pritur në telefon, ishte e dashuruar me…

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com