• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frika nga elita jonë?!

by Ben Andoni
21/07/2023 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipërisë po i kërkohet me ngulm një ndryshim politik-social-ekonomik. Korrupsioni po e tregon vendin me mangësi të mëdha, kurse humbja e shpresës prej klasës politike është e materializuar me largimin masiv të shqiptarëve. Edhe pse jemi në gjysmën e mandatit të tretë të Socialistëve, që do të thotë se na presin dhe dy vite të tjera drejtimi të tyre, e tashmja po tregon se Shqipëria ka një disnivel të madh të asaj që tregohet e përshfaqet, me atë që është në realitet. Por, dhimbja më e madhe është se ky stad nuk po prodhon një mendim intelektual ose më mirë të themi se nuk ka hapësirë, ku një elitë kombëtare ta gjej veten e të shprehet. Tema e një elite dhe nevojës së ndryshimit prej saj po bëhet gati ulëritëse. Megjithatë, jemi ende shumë larg. Shkolla, individët, shoqëria, mungesa e meritokracisë dhe politika i kanë vënë kazmën gjithçkaje. Në jo pak raste, edhe Organizatat e Shoqërisë Civile, i shikon të kanalizuara sipas interesave, kurse duket se mendimi i elaboruar shkencor për t’i paraprirë zhvillimeve të vendit, mungon natyrshëm. Akademia e Shkencave nuk i paraprin dot zhvillimeve të vendit. Ka një ngushëllim kontinental, sepse mungesa e elitës apo aktivitetit të saj, po shikohet edhe në vende, ku ka pasur shkolla mendimi, ka ende universitete potente dhe kemi ende individë të niveleve të larta.

Mbi të gjitha, elita e sotme shqiptare, ose ajo që mëton, nuk po gjen hapësirën e saj të lirisë, mënyrën sesi ta shprehë dhe ta mbrojë këtë koncept. Për më tepër nuk ndikon dot në një publik, që është indiferent. Nuk lexon. Apatik.

Kjo edhe për faktin se flirtet e elitës së sotme janë të hapura me pushtetin e sotëm socialist, kurse autokracia e pushtetit dhe përqendrimi i të gjithës nën kupolën e saj, ka asfiksuar gjithçka. Shqetësimi rritet se ata që mund të kontribuonin, në masë kanë ikur dhe përgatiten të ikin, pavarësisht moshës; të tjerët në vendet fqinje duket se po ndahen natyrshëm me Shqipërinë (Kosova dhe Shqipëria mezi rakordojnë të bëjnë tekste të përbashkëta për shkak të dasive); elita politike është sy e vesh vetëm nga fryn interesi Rama apo Berisha dhe nuk kujdesen për idetë që mund të gjenerojnë varësisht prirjeve të saj. Me pak fjalë është elitë me tituj, por shumë larg etiketimit mirëfilli elitë potenciale; Elita tjetër që del nga universitetet nuk përfaqëson meritokracinë (nëse do të kishte ndonjëherë Vetting aty do të dridhej i gjithë korpusi universitar). Paradoksalisht: mungesa e konkurrimit të drejtë, por edhe futja e politikës në shumë emërime, përveç sensit, ku mosrespektimi i ligjeve për gradacionet shkencore të katapultuara dhe mungesa e një hierarkie nderi na nxjerr shumë më pas karakterit të shkollës sonë dhe dinjitetit në kohën e socializmit!!

Dhe, jo vetëm tek ne: “Ndodhemi para dështimit të bujshëm të elitës intelektuale perëndimore, që nuk po shkoqit dot se cilat, në radhë të parë, janë liritë e saj dhe, në vazhdim. Me ç’rrugë mund t’i mbrojë ato”, shprehej në një intervistë bashkëkohore shkrimtari britanik Ian McEëan.

Por, duket se fajtorët, sot, jemi edhe ne si publik, pasi të gjithë duket se mendojmë se duhet të krijonim një utopi për dinjitetin dhe meritokracinë. Paçka se utopia që na shoqëroi para viteve ’90 na çoi në kaosin që po e vuajmë edhe sot, kurse kontinentin e zhyti në masakra të papara. Të paktën, kur e shikon parlamentin tonë dhe, ata që ngjiten aty, të shkon mëndja se qoftë edhe gjysmë-utopia që na ofrojnë ata është e parealizueshme. E janë më të frikshëm edhe ata që besojnë në këtë gjysmë-utopi dhe, ky është edhe rasti i elitës sonë, që për fat të keq, po humbet në qerthullin e ta pamundurës dhe detin e korrupsionit. Shqipëria nuk e bën dot si duhet ndryshimin politik-social-ekonomik…të paktën me këtë elitë. (Javanews)

 

Next Post
Kosova bleu dronë nga Turqia, paralajmëron Serbia: Do të pajisim ushtrinë me armatime të reja!

Kosova bleu dronë nga Turqia, paralajmëron Serbia: Do të pajisim ushtrinë me armatime të reja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

May 27, 2026
Lajmi i fundit/ Turisti gjen të vdekur një burrë në pyllin e Divjakës

Fier, një person i pajetë gjendet pranë rrugës Radostinë–Vadhizë, dyshohet për…

May 27, 2026
Pa kontrolle në kufi, Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri

Pa kontrolle në kufi, Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri

May 27, 2026
Berisha: Kurban Bajrami, ditë që frymëzon sakrificën. Vitin tjetër ta bëjmë më mirë…

Berisha: Kurban Bajrami, ditë që frymëzon sakrificën. Vitin tjetër ta bëjmë më mirë…

May 27, 2026
Ukraina paralajmëron Bjellorusinë: 500 objektiva në listë nëse Lukashenko i bashkohet luftës së Putinit

Ukraina paralajmëron Bjellorusinë: 500 objektiva në listë nëse Lukashenko i bashkohet luftës së Putinit

May 27, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Ulet me 5 lekë litri i naftës! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

May 27, 2026
Pezeshkian hap internetin dhe sfidon “skifterët” e Republikës Islamike

Pezeshkian hap internetin dhe sfidon “skifterët” e Republikës Islamike

May 27, 2026
Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

May 27, 2026
Nga atentati në 2018, te trafiku i drogës! Kush është i plagosuri sot në Tiranë?!

Nga atentati në 2018, te trafiku i drogës! Kush është i plagosuri sot në Tiranë?!

May 27, 2026
Zyrtari i Gardës së Iranit: Mundësia e një lufte të re me SHBA-në është ‘e ulët’

Zyrtari i Gardës së Iranit: Mundësia e një lufte të re me SHBA-në është ‘e ulët’

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In