• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kreu i Gjykatës Evropiane: Të forcohet pavarësia e gjyqësorit, transparencë dhe luftë korrupsionit

by A R
26/10/2015 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Gjykatës së Lartë Zaganjori, është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i ri i GJED Koen Lenaerts.

Lenaerts i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar duke shprehur kënaqësinë e tij për prezencën e tyre në këtë gjykatë. Ai theksoi se tashmë Shqipëria, sidomos pas marrjes së statusit të vendit kandidat, i përket akoma dhe më shumë familjes evropiane. Si e tillë ajo është pjesë e sistemit dhe e drejta komunitare është bërë e prekshme dhe për gjyqësorin shqiptar.

Lenaerts shprehu vlerësimet e tij për progresin që ka bërë Shqipëria gjatë këtyre viteve në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës, zhvillimit dhe progresit ekonomik si dhe përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarit. Sipas tij, drejt këtyre standardeve ecet me politika të përbashkëta të cilat përfshijnë edhe vendet kandidate, por gjithmonë duke ruajtur vlerat kombëtare si pjesë e rëndësishme e procesit të integrimit.

Megjithatë ai theksoi nevojën e forcimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, rritjen e besimit të publikut tek drejtësia, rritjen e transparencës dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.

Lenaerts vuri në dukje se Gjykata e Drejtësisë garanton zbatimin e të drejtës së B.E. dhe barazinë e të gjithë shteteve anëtare të BE-së përpara ligjit.

Në këtë këtë drejtim, ajo bashkëpunon me gjykatat kombëtare dhe për këtë arsye, këto të fundit duhet të bashkëpunojnë me këtë gjykatë veçanërisht në paraqitjen e çështjeve paragjykimore. Por zbatimi i të drejtës së B.E. vlen jo vetëm për sistemin gjyqësor, por edhe pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv duhet të marrin masat e nevojshme për implementimin e tij.

Nga ana e tij, Kryetari Zaganjori falenderoi për pritjen e ngrohtë që iu rezervua delegacionit shqiptar, duke vënë theksin tek sfidat me të cilat përballen sot gjykatat shqiptare.

Sipas tij në kuadër të detyrave të progres raporteve të BE-së, Shqipëria ka vijuar reformat jo vetëm për të realizuar pritshmëritë e Bashkimit Evropian, që kanë të bëjnë me forcimin e pavarësisë, eficiencës së sistemit gjyqësor si dhe realizimin e një shërbimi cilësor ndaj publikut. Gjykatat shqiptare kanë filluar të njihen dhe të përvetësojnë të drejtën e B.E., e cila po behet gjithnjë e më e prekshme.

Në këtë drejtim një rol pozitiv, përkrah vizitave studimore dhe asistencës ndërkombëtare, ka luajtur edhe Shkolla e Magjistraturës e cila i ka kushtuar vëmendje trajnimeve fillestare dhe vazhduese të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në vendin tonë, si Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, në disa vendime të tyre i referohen standardeve të GJED-së si dhe standardeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Sipas Zaganjori, në të ardhmen do ti kushtohet një vëmendje më e madhe respektimit dhe zbatimit të këtyre standardeve.

Next Post

Akuzat e PD për konçesionin e hekurudhës, MT i përgjigjet PD: Kishim vetëm një ofertë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com