• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat e PD për konçesionin e hekurudhës, MT i përgjigjet PD: Kishim vetëm një ofertë

by A R
26/10/2015 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kompania e djalit të deputetes socialiste Valentina Leskaj ka fituar koncensioni e hekurudhës Fier-Ballsh-Vlorë, ka reaguar Ministria e Transporteve.

Përmes një deklarate ministria e pranon që koncensioni i është dhënë kompanisë “Matrix Konstruksion” me pronar Arian Leskaj, por thotë se kjo kompani ishte e vetmja që u paraqit në tender.

Reagimi

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës sqaron opinionin publik, se proçedura konkuruese për konçesionin për rehabilitimin e segmentit hekurudhor Fier-Ballsh-Vlorë, ka qenë e hapur dhe konform kuadrit ligjor.

Deklarata e bëra nga opozita janë keqinformuese dhe nuk tregojnë realitetin. Më poshtë janë të dhënat kronologjike në lidhje me këtë konçesion, që tregojnë se Agjensia e Prokurimit Publik ka bërë botimin për ftesën për ofertë në datën 8 qershor deri në datë 30 korrik 2015, rreth 50 ditë.

Ndërsa fituese u shpall oferta e vetme, që erdhi nga bashkimi I kompanive “ALB STAR” shpk dhe “Matrix Construction” shpk. Nga studime të shumta, infrastruktura hekurudhore në tërësi dhe ajo e këtij segmenti në veçanti, paraqitet tejet e amortizuar dhe kërkon ndërhyrje.

Për këtë arsye MTI, nëpërmjet një politike të hapur zhvillimore për infrastrukturën e transportin në Shqipëri, inkurajon biznese, vendas apo të huaj, të ndërmarrin iniciativa të partneritetit publik privat për realizimin e projekteve infrastrukturore, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Të dhënat për këtë konçesion.

Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Fier – Ballsh dhe Ballsh – Vlorë do të jepet me konçesion për një periudhe prej 25 vjetësh, brenda së cilës do të përfshihen: Periudha për rehabilitimin e segmenteve hekurudhore dhe periudha e operimit.

Investimi parashikon rinovimin e linjës dhe investime për mirëmbajtje dhe mjedisin. Pas shqyrtimit të Draft Studimit të Fizibilitetit, me Urdhër Ministri 54, 10 Prill 2015, është miratuar studimi i fizibilitetit “Për dhënien me konçension të segmentit hekurudhor Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë”.

1-     Në datë 18 Maj 2015, Komisioni i Dhënies së Konçensionit, i paraqet Ministrit relacionin e hartimit të Dokumentave Standarde të Procedurës Konkurruese, në zbatim të Ligjit 125/2013 dhe VKM 575/2013; dhe vendimin e datës 19 Maj 2015 për miratimin e këtyre dokumentave.

2-      Me shkresë Nr. Prot. 3178, datë 2 Qershor 2015, MTI i dërgon për botim ftesën për ofertë Agjencisë së Prokurimit Publik.

3-     Agjencia e Prokurimit Publik bën botimin e ftesës për ofertë në Buletinin e Njoftimeve Publike Nr. 22, datë 8 Qershor 2015, që mund të shihet në  https://www.app.gov.al/ep/2015_Arkiva_e_Buletineve.aspx .

4-     Në datë 30 Korrik 2015, ora 15:00, Komisioni i Dhënies së Konçensionit hap ofertat për projektin, ku rezultonte vetëm një ofertë.

5-     Në datë 26 Gusht 2015, ora 11:00, Komisioni i Dhënies së Konçensionit  konstatoi se në sistemin elektornik të prokurimit kishte vetëm një ofertë, nga Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k. Në përfundim të vlerësimit të përpuethshmërisë me Dokumentat Standarte të Konkurimit rezultoi se Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive përmbushte kapacitetet dhe kualifikohet për fazën e mëtejshme.

6-     Me vendim të datës 31 Gusht 2015, Komisioni i Dhënies së Koncensionit, pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i operatorëve “Alb-Star” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k., konstatoi se:

Koha e zbatimit te punimeve     46 muaj
Vlera e investimit                                  1,394,569,680 lekë (infrastrukturë)
742,000,000 lekë (pajisje)

Vlera e “Fee koncesionare”      është 2.2% . Aktualisht, palët janë në fazë negocimi të kontratës koncensionare.

Next Post

BE-ja, donatori më i madh për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi Jinping: Vendet e BRICS duhet të mbajnë një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme

Xi Jinping: Vendet e BRICS duhet të mbajnë një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme

September 12, 2026
Dalin pamjet e frikshme nga kamerat e sigurisë/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Dalin pamjet e frikshme nga kamerat e sigurisë/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

September 12, 2026
Specialistët e Kadastrës zbarkojnë në Himarë për pronat: Pas Palasës, nis procesi i verifikimit derë më derë edhe në Piqeras

Specialistët e Kadastrës zbarkojnë në Himarë për pronat: Pas Palasës, nis procesi i verifikimit derë më derë edhe në Piqeras

September 12, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Zelensky i kërkon Trumpit goditje të fortë ndaj Rusisë: Çfarë po presim?

September 12, 2026
A do të rikthehet në garën për kryeministre? Vjosa Osmani zbulon planet pas Presidencës

A do të rikthehet në garën për kryeministre? Vjosa Osmani zbulon planet pas Presidencës

September 12, 2026
Arratisja e Gentian Çipit! Media greke publikon fotot e sendeve të sekuestruara gjatë operacionit të vitit 2025

Arratisja e Gentian Çipit! Media greke publikon fotot e sendeve të sekuestruara gjatë operacionit të vitit 2025

September 12, 2026
Grenell mbështet Thaçin para vendimit të Hagës: Ka mbështetje dypartiake amerikane për ish-presidentin e Kosovës

Grenell mbështet Thaçin para vendimit të Hagës: Ka mbështetje dypartiake amerikane për ish-presidentin e Kosovës

September 12, 2026
Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë

Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë

September 12, 2026
Protesta në Vlorë/ Policia shoqëron Baki Goxhajn, aktivistin e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Sumud dhe 3 persona të tjerë!

Protesta në Vlorë/ Policia shoqëron Baki Goxhajn, aktivistin e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Sumud dhe 3 persona të tjerë!

September 12, 2026
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com