Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të Elbasanit.
Në afërsi të urës së Shkumbinit është dëmtuar dhe çarë asfalti i rrugës, duke sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në këtë aks.
Ndërkohë, në fshatrat e Njësisë Administrative Shushicë janë evidentuar probleme me kanalet kulluese, si pasojë e reshjeve të shumta.
Të gjitha ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në terren për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në zonat ku paraqiten probleme.











