Ministri i Administratës Publike në Malin e Zi, shqiptari Marash Dukaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku shqiptarë të diasporës janë ndaluar në kufirin mes Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Sipas raportimeve të djeshme, një pjesëtar i diasporës shqiptare ka pretenduar se policia malazeze u kërkoi të hiqnin simbolet/flamujt shqiptarë nga automjeti gjatë kalimit në kufi.
Në reagimin e tij ministri Dukaj është kundër trajtimit të flamurit shqiptar si problem apo kërcënim në Malin e Zi, teksa thekson se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë dhe se flamuri shqiptar është simbol identiteti kombëtar.
“Flamuri shqiptar nuk është kërcënim – ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë
Mali i Zi, si shtet demokratik dhe evropian, duhet të ketë të njëjtat standarde për të gjithë. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.
Nuk është mirë që të vazhdojnë standardet e dyfishta ndaj flamurit shqiptar nga ana e “@PolicijaCG”.
Nuk ka pse të kenë frikë nga flamujt shqiptarë. Përkundrazi, duhet të respektohen qytetarët që e mbajnë atë”, shkruan ai.
Dukaj vijon më tej në reagimin e tij teksa i bën thirrje autoriteteve të Malit të Zi për rregulla më të mira dhe për respektimin e vazhdueshëm të asaj që u takon të gjithë popujve sepse vetëm kështu shteti malazez mund të shkojë drejt Europës.
“Kemi qenë dëshmitarë të ndërhyrjeve edhe gjatë verës për shkak të flamurit shqiptar në dasma dhe festa, ndërsa mbrëmë ndërhyrja ishte ndaj diasporës shqiptare në pikën kufitare me Bosnjë-Hercegovinën. Ata kanë kaluar nëpër gjithë Evropën dhe vetëm policisë sonë (pra Policisë së Malit të Zi), i ka penguar flamuri shqiptar!
Në vend të përpjekjeve të tilla, bëj thirrje që të diskutojmë për rregulla më të mira dhe për respektimin e vazhdueshëm të asaj që u takon të gjithë popujve në Mal të Zi”, thekson ministri Dukaj.
Reagimin e tij ministri e mbyll me një mesazh për autoritetet e Malit të Zi teksa shkruan: flamuri shqiptar nuk është kërcënim për askënd. Ai është simbol i identitetit, lirisë dhe vazhdimësisë historike të miliona shqiptarëve – nga Skënderbeu e deri më sot. Ai ka ekzistuar për më shumë se pesë shekuj dhe nuk do ta largojë asnjë presion.
Dua t’ia kujtoj publikut se vendosja e flamurit shqiptar në Mal të Zi është në përputhje me ligjin dhe se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ia ka dorëzuar simbolet kombëtare Kryetarit të Kuvendit në vitin 2021, më saktësisht më 28 janar 2021.
Kryetarit të Kuvendit, Aleksa Bečić, iu dorëzuan etalonet e stemës dhe flamurit, si dhe partitura e himnit të shqiptarëve në Mal të Zi.
Delegacioni përbëhej nga Faik Nika, Lindon Gjelaj dhe Genci Nimanbegu. /Lexo.al/
Albanska zastava nije prijetnja-zakon mora biti isti za sve
Crna Gora, kao demokratska i evropska država, mora imati jednake aršine prema svima. Zakon mora biti isti za sve.
Nije dobro da se nastavljaju dvostruki aršini prema zastavi Albanaca od strane @PolicijaCG.Albanskih zastava ne treba se plašiti. I treba poštovati građane koji je nose.
Svjedočili smo intervencijama i tokom ljeta zbog albanske zastave na svadbama i veseljima, a sinoć i prema albanskoj dijaspori na graničnom prelazu sa BiH.
Prošli su cijelu Evropu, i samo našoj policiji je zasmetala albanska zastava!Istovremeno, čak i po institucijama, vijore se zastave drugih država, često suprotno zakonu.
Dozvolite da poručim-zastava Albanaca nije prijetnja nikome. Ona je simbol identiteta, slobode i istorijskog kontinuiteta miliona Albanac –od Skenderbega do danas.
Takva je više od pet vjekova i neće je ukloniti nijedan pritisak.
Umjesto takvih pokušaja, pozivam da razgovaramo o boljim propisima, i dosljednom poštovanju onoga što pripada svim narodima u Crnoj Gori.
Jedino tako možemo u Evropu.Podsjetiću javnost da je isticanje albanske zastave u CG u skladu sa zakonom i da je Nacionalni savjet Albanaca predao nacionalne simbole predsjedniku Skupštine 2021. godine, tačnije 28. januara 2021. Predsjedniku Skupštine Aleksi Bečiću uručeni su etaloni grba i zastave, kao i notni zapis himne Albanaca u Crnoj Gori. Delegaciju su činili Faik Nika, Lindon Gjelaj i Genci Nimanbegu.
— Marash Dukaj (@mdukaj1) September 12, 2026











