• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë, Thaçi pritet të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit brenda 24 orëve

by Java News
13/07/2017 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pritet sot ose nesër ta thërras seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, kështu bëjnë të ditura burimet e Telegrafit brenda Kuvendit.
Sipas këtyre burimeve, mbajtja e kësaj seance pritet të mbahet javën e ardhshme përkatësisht të martën.

Kjo vonesë sipas burimeve të Telegrafit është bërë për shkak se shumica e deputetëve të zgjedhur kanë shkuar nëpër pushime verore.

Ndërkaq, sipas rregullores së punës të Kuvendit të Kosovës, kjo seancë e parë legjislative bëhet nga Kadri Veseli si kryetar i Kuvendit në legjislaturën e kaluar dhe Kryesia e Kuvendit e po asaj legjislature.

Më pas kryetari dhe Kryesia e Kuvendit e kaluar ftojnë kryetarët e partive që kanë hyrë në Kuvend për të biseduar mbi rendin e ditës së seancës konstituive.

E deri sa të zgjidhen strukturat e Kuvendit, kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, punimet e seancës së Kuvendit i udhëheq deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, i cili do të ndihmohet në drejtim të seancës nga deputeti më i ri i kësaj legjislature.

Ndërsa, për regjistrimin e deputetëve, neni 9 i rregullores së Kuvendit përcakton Kryesuesin e mbledhjes konstituive të legjislaturës së Kuvendit, i cili pas hapjes së mbledhjes dhe paraqitjes së rendit të ditës, kërkon nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend ta caktojnë nga një përfaqësues në Komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.

Po ashtu, Komisioni i përkohshëm e shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit.

Ndërkaq, në nenin 10 përcaktohet ‘Betimi i deputetëve’, ku pas verifikimit të mandateve, deputetët betohen solemnisht.

“Teksti i deklaratës është: ‘Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.’ Betohem!”, thuhet në rregulloren e Kuvendit të Kosovës

a.ç

 

 

 

Next Post
Britani, të burgosurit shqiptarë në vend të pestë sa i përket numrit të të dënuarve

Britani, të burgosurit shqiptarë në vend të pestë sa i përket numrit të të dënuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com