• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova, mes besëtytnisë dhe Albin Kurtit

by Ben Andoni
18/09/2019 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqiptarët janë një popull shumë bestyt dhe këtë e kanë treguar me arsenalin e plotë të sendeve me të cilat kujtojnë se i mbrojnë shtëpitë e tyre. Duke qenë një popull i vuajtur prej pushtimeve dhe më shumë kaosit tonë mental, analfabetizmit të frikshëm dhe jo pak dhe kushteve gjeografike, besimi se disa ngjarje të veçanta do ndodhnin paçka logjikës së shkencës, ne, shqiptarët, jemi munduar t’i ekuilibrojmë me lloj-lloj gjërash.

Anipse, në kohët e reja të kibernetikës, besëtytnitë janë shtresezuar më shumë në nënvetëdije, kurse elementët me të cilët rrethohet habitati i banimit apo logjika e njerëzve po zvogëlohet prej tyre.

Gjithsesi, në një formë më të zbutur, varësia prej tyre u pa në rezultatet e hedhjes së shortit të Kosovës, ku pasi u shqyrtuan me radhë elementët, gjykimi fundor mbeti tek… numrat. Më fatlumet duket se ishin dy parti. PDK-së i qëlloi numri 112, që lidhet me Emergjencën, element që u vlerësua si domosdoshmëri për ta, kurse Vetëvendosjes i qëlloi numri 126. Kjo e fundit, një koinçidencë e bukur, e cila është interpretuar nga militantët e saj si numri që korrespondon me datën e çlirimit të Kosovës, pra 12 qershorit dhe po të njëjtës datë me të cilës njihet krijimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Në ditët në vazhdim, me shumë gjasa, do të fillojnë interpretimet e numrave të tjerë, pasi në masë edhe në këto zgjedhje partitë kosovare i besojnë shumë besëtytnisë dhe më pak programeve të tyre. E ky është paradoksi, kur besimin te programet nuk e kanë partitë llogarit sesi mund të perceptohen më poshtë te njerëzit.

Në atë që shikohet pak gjëra do të ndryshojnë dhe në këto zgjedhje. Kosovarët do të vazhdojnë sërish dhe ta ofendojnë njëri-tjetrin në ditët në vazhdim ndërsa e frikshme është se shumë nuk dinë t’i artikulojnë qartë programet e tyre. Fryt i demagogjisë së frikshme është se qeveria e Kosovës, e cila filloi më 2002 me 10 ministri, tashmë ka dyfishin, kurse njerëzit ashtu si në Shqipëri nuk kapin dot sesi mund të realizohen disa pika të programit, që parashtrohen nga kandidatët e paqartë. Sërish shqetësimi është se e gjithë fushata është e ndërthurur në emrat kryesorë por asesi tek asetet intelektuale që kanë partitë mu ata që pretendohet se do të ndryshojnë në thelb imazhet e partive të tyre. Për këtë duken të gjitha partitë fajtore.

Ndërkohë që partitë që ishin deri tani në fuqi, më saktë në tranzicion, kanë heshtur dhe bëjnë të paditurin për paratë që kinse humbasin në veri të Kosovës, për çudirat me buxhetet e Ministrive të Bujqësisë dhe asaj të Inovacionit, humbjet e mëdha që po pëson Kosova me shërbimin e saj diplomatik, me ndotjen e pareshtur etj.

Duket se në të gjitha kalkulimet ka ardhur koha për Albin Kurtin. Pas goditjes jo të vogël që mori me ikjen e një pjese bindëse të partisë së tij, tashmë Vetëvendosjes i duhet të tregojë realisht potencialin. Dhe, në këtë fushatë gati blic, Kosova duhet që t’i besojë. Albin Kurti përveç problemeve jo të pakta që ka me simbolikat e Kosovës, është më i qarti për

atë që do të bëj dhe ka parashtruar në planin e tij afat-shkurtër dhe afat-gjatë, më saktë me atë që pretendon të mbyllë deri në mandatin e parë. “Një ndër vendimet e para që do të marrim është krijimi i fondit sovran për Republikën e Kosovës i cili ja merr ndërmarrjet publike qeverisë, nga 17 vetëm 3 operojnë pa humbje. Në anën tjetër ja merr Agjencisë Kosovare të Privatizimit ndërmarrjet shoqërore. I vendos bashkë në këtë fond sovran, ndërpren privatizimin e egër dhe në vend të tij mund të shesim aksionet e këtyre ndërmarrjeve të ristrukturuara që kanë një kryeshef ekzekutiv, të marrim një vajzë ose djalë të re nga mërgata që ka përvojë në financat globale. Nuk mund ta bëjmë brenda natës, por brenda mandatit të parë me siguri…”, tha ai në një intervistë në Shqipëri. Përndryshe, Albini është më i qarti edhe përsa i përket bashkëpunimit mes Shqipërisë e Kosovës por edhe krijimit të një Tregu të Përbashkët.

Ndërkohë, që Kosova ka nevojë të kthejë dhe dinjitetin por edhe ti verë fre sharlatanëve jo të pakët, që kanë spekuluar me luftën. Albin Kurti ka avantazhin e parë dhe të madh, ai nuk është provuar dhe vetëm ka artikuluar.

Qenia e tij në opozitë është një handikap për Kosovën, por edhe për vetë atë, që duket se e ka nxjerrë nga vetja jo pak herë. Që do të thotë ngulmimi në opozitë të lodh dhe të shteron dhe të detyron të bësh gabime. Ndaj, Kosova duket se duhet t’i besojë këtij personaliteti dukshëm të Majtë, që me politikat e tij mendon ta fusë në hullitë e drejta Kosovën. Edhe në rast se do të arrijë e të ndryshojë fare pak nga paraardhësit, atëherë kjo mund të quhet mirë sepse u provua dhe mundësia e fundit alternative partiake e paprovuar, ashtu si mund të thuhet e njëjta edhe po nuk bëri as edhe një gjë nga premtimet e shumta patetike, deri më tani: Të paktën u provua edhe ai. Koha e Albin Kurtit duket se tashmë ka ardhur, qoftë edhe për një lloj besëtytnie…por edhe prej qetësisë dhe qartësisë së premtimeve të tij. (Javanews)

 

Next Post
Moti i keq detyron organizatorët të shtyjnë koncertin e Capital T

Moti i keq detyron organizatorët të shtyjnë koncertin e Capital T

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

June 7, 2026
Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

June 7, 2026
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In