• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kokaina në Spanjë, babai ish-gjyqtar i Gradicës: Djalit i grabitën pasaportën, dyshoj se…

by A R
02/05/2018 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Gradica është identiteti i një prej dy shqiptarëve te arrestuar në Spanjë si pjesë e grupit prej 5 personash që trafikoi 1 ton kokainë kolumbiane.

Sipas mediave spanjolle, trafikanti shqiptar, është një person me përgatitje ushtarake.

Nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se me këtë emër ekziston vetëm një person i regjistruar. Ai quhet Dritan Shaqir Gradica, i datëlindjes 5 korrik 1975, lindur në Vlahej, Has dhe banues në Tiranë.

Është pikërisht personi që shihni në këtë foto. Ky person rezulton të ketë kryer shumë udhëtime jashtë vendit duke zgjedhur aeroportin e Vjenës, si tranzit, për të shkuar më pas në destinacionin final.

Herën e fundit ai ka hyrë në Shqipëri, me 18 janar 2018, ora 16:06 minuta nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë. Gradica ka zgjedhur të dalë nga territori i vendit po nga Kakavija, më 26 janar 2018, por çuditërisht, pa mjet transporti. Ai e ka kaluar kufirin më këmbë.

Sipas të dhënave të siguruara, Dritan Gradica, rezulton të jetë djali i ish-gjykatësit të Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica, tashmë në pension.
I kontaktuar në linjë telefonike nga News24 babai i Dritan Gradicës pranon se gjeneralitetet përkojnë me ato të djalit të tij, por mohon që personi i arrestuar në Spanjë të jetë i biri, për të cilin tha se prej vitesh jeton e punon në Londër.

Ai shpjegon se rreth viteve 2000 të birit i ka humbur pasaporta dhe me gjasë, mund t’i jetë vjedhur identiteti.

Nëse është i njëjti person, apo vërtetë Dritan Gradicës i është vjedhur identiteti, kjo çështje mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet, të cilat nuk dhanë asnjë shpjegim për këtë çështje.

Shqiptarët e identifikuar si Dritan Gradica dhe Julian Deblini, u vunë në pranga tri ditë më parë në Madrid, në hollin e një hoteli, vetëm pak pasi autoritetet e policisë sekuestruan një sasi rekord prej 1 ton kokainë dhe një valixhe me 1.55 milionë euro.

Droga, e cila, mendohet të jetë blerë tek “Klan Del Golfo” në Kolumbi, ishte transportuar drejt Madridit me Charter dhe në secilën prej pakove kishte të vulosur siglën CR7, me të cilën identifikohet ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo.

Mediat spanjolle shkruajnë se hetimet rreth grupit kriminal nisën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë, DEA amerikane në koordinim me Europol.

/a.m.

Next Post

Horoskopi ditor, e Enjte 3 Maj 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

October 7, 2026
Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com