• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karikatura e Zamir Matit për mua

by Ben Blushi
01/10/2022 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Blushi

Disa ditë më parë, piktori Zamir Mati më dërgoi një karikaturë që ma kishte bërë para shumë vitesh.

Gjatë kohës që merresha me politikë.

Nuk kisha mjekërr atëherë, kisha flokë më të gjatë, sy më të lodhur, kostum që duket si pizhama, kollaro që ngjan si lak dhe një laps në dorë që duket si heshtë.

Nishani im ishte aty, si një plagë në faqen time, ndërsa rrudhat mbi ballë dukeshin si shtigje që nuk cojnë askund.

Nëse dikush do më pyeste si të duket vetja do ti thosha vetëm një fjali:

Dukem si një personazh i Molierit,komendianit më të madh francez të Mesjetës.

Duke marrë parasysh që Zamir Mati jeton prej 30 vitesh në Francë dhe me siguri i njeh mirë ilustrimet e veprave të Molierit, kjo ngjashmëri është e kuptueshme.

Në të vërtetë, kur pashë karikaturën, nuk e njoha veten time dhe si cdo njeri që sheh fytyrën e vet të zhubrosur, të deformuar, me hundë të gjatë dhe ballë të ngushtë, u ngushëllova duke menduar se karikaturat kanë lindur për tu tallur me njerëzit.

Megjithatë Zamir Mati,një mik i ngushtë i babait tim,nuk është tallur me mua.

Ai ashtu më ka parë gjatë kohës që merresha me politikë.

I lodhur, i ndodhur, i rrudhur, i mërzitur, i nxitur, nevrik, kamzhik, në panik, zevzek, tek për tek, piper, ezber, ezmer, pa mjekërr, pa berber, pa shije,pa erë, në cdo derë, i rëndë, pa lëndë, në cdo kënd, i pavend , i pasend, pa rend, pa trend, pa shend, në cdo cep, pa thep,pa sqep, pa kep, i skuqur, i zverdhur, i zbardhur, i nxirë, i mpirë, i lirë, me hir, pa pahir.

I gatshëm të luftoja edhe me ata që nuk ishin në luftë me mua.

Kushedi sa njerëz kanë menduar si Zamir Mati gjatë atyre viteve.

Prandaj po e postoj këtë karikaturë, në formën e një pasqyre që të kthen në të shkuarën.

Po shof veten time, ndoshta si nuk duhej të isha, por sic isha. Dhe sic vendosa unë të isha.

Merci Zamir!

Next Post
Meta i fiksuar se Berisha i zbuloi dosjen e Sigurimit, do kreun e opozitës si kompensim?

Lustracioni i PD-së, kleçkat për shpëtimin e Berishës dhe “ndëshkimin” e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat -

Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com