• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e Dosjeve/ Ish-i përndjekuri politik: Më i persekutuari është spiuni që lindi në diktaturë. Janë shumë të dëmshme, do kenë pasoja!

by Java News
23/09/2022 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viktor Martini, ish-i përndjekur politik, thotë se hapja e Dosjeve do të shkaktonte shumë probleme në shoqëri dhe do të kishte pasoja.

Në një video të ndarë në Facebook, ai shprehet se është dakord që të hapen Dosjet, por vetëm për personat që duan të përfaqësohen në politikë.

Më tej, Martini thotë se më të privilegjuarit në hapjen e Dosjeve, do të jetë fëmijët e diktatorëve, pasi sipas tij, “diktatorët nuk kanë pas nevojë për me i vu filizat e tyre si informator”.

“Diskutime të mëdha po bëhen për mediat shqiptare për hapjen e Dosjeve. Disa herë kam shfaq mendimin tim për hapjen e Dosjeve. Hapja e Dosjeve në përgjithësi në popullin shqiptar, janë shumë të dëmshme dhe do të kenë pasoja morale dhe grindje të brendshme familjare dhe në rrethet e farefisit dhe shoqërore. Unë mendoj se duhet të hapen Dosjet vetëm atyre personave që duan të përfaqësohen në politikë, nëpër organet kyçe të pushtetet e deri tek më të voglat, këshillat e lagjeve.

Unë doja të thoja se më të privilegjuarit në hapjen e dosjeve do të jenë fëmijët e diktatorëve. Sepse diktatorët nuk kanë pas nevojë për me i vu filizat e tyre si informator.

 

Fëmijët e tyre janë të privilegjuar që kur të hapen dosjet atje ku duan ata. Është kollaj me rrah gjoksi e më thënë të hapim dosjet. Cilat dosje? Dosjet janë të përçudnume. Unë kam thënë dhe do ta them, që më i persekutuari ndër të persekutuarit, është spiuni që lindi në diktaturë, këtij i mori dinjitetin me dhunë.

Diktatura është një dhunë. Është një njollë e zezë që ka shkaktuar shkatërrimin moral të një kombi, por është edhe një gomë që shlyn gabimet e turmës së madhe që krijoi diktatura”, shprehet ai ndër të tjera.

Martini ka lindur në Korçë në vitin 1940, ndërsa baba i tij, Zef Martini, ishte oficer në kohën e Mbretit Ahmet Zogurt,  i cili pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist u arrestua me akuzën “Kryengritje e armatosur kundër regjimit popullor”, për të cilën u dënua me 15 vjet burg dhe ndërroi jetë në Burgun e Burrelit moshën 51-vjeçare.

 

Pas arrestimit të të atit, e gjithë familja e Martinit u përndoq dhe u persekutua, duke kryer në total 104 vjet burg.

Në moshën 16-vjeçare, Martini u arrestua dhe u dënua me shatë vjet burg si kreu i një grupi që synonte të arratisej nga vendi, kurse bashkëshortes se tij iu hoq mundësia për të ushtruar punën si mësuese.

Martini po ashtu ka qenë një nga organizatorët e protestës së 14 janarit të vitit 1990, ku mijëra banorë të Shkodrës u grumbulluan në qendër të qytetit me synimin për të rrëzuar monumentin e Stalinit.

Organizatorët e kësaj demonstrate u arrestuan nga Sigurimi i Shtetit dhe u liruan vetëm në marsin e vitit 1991. Që në fillim të viteve ’90, Viktori dhe bashkëshortja e tij jetojnë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./m.j

Next Post
Intervista/ Rama flet për veten, Merkel, Putin, Macron, BE, Iranin e qeverisjen: Pjesa tjetër është politikë…!

Intervista/ Rama flet për veten, Merkel, Putin, Macron, BE, Iranin e qeverisjen: Pjesa tjetër është politikë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com