• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama dekoron Tedi Papavrami me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

by E B
11/05/2026 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në 11 maj në ceremoninë e dekorimit të Tedi Papavramit me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, në emër të Presidentit të Republikës.

Rama deklaroi se Papavrami ka zhvilluar një nga përpjekjet më mbresëlënëse, duke pasur performanca të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Kryeministri tha fjalët më pozitive për Papavramin, duke thënë se ai është një krijues, artist, aktor dhe mbi të gjitha njeri i mrekullueshëm.

“Je një bashkëkohës, që është privilegj për të gjithë ne që të kemi. Në këtë vend janë dhënë 30 vite e kusur tituj e dekorata për dasma e koncerte, ndonjëherë dhe pa arsye. Të jesh i sigurt se kjo e jotja nuk është ajo histori. Ti jeton në Francë prej shumë vitesh, e di se çfarë do të thotë të vishesh me kalorësinë e Republikës Franceze. Këtë kalorësi e ke merituar.

Shqipëria nuk e kishte pak kohë më parë këtë Urdhër Kalorësie, që ne e rilindëm si një urdhër suprem 100-vjeçar të Shqiponjës dhe ishte dëshira e detyrimi im dhe i presidentit që ti të renditeshe ndër të parët e kalorësve të këtij urdhri për virtuozitetin tënd dhe larminë pjellore të angazhimit tënd intelektual, shoqëror maksimalisht dinjitoz. Medaljet tona janë një proces shumë serioz balance.

Ti je një prani bujare të qenit në radhë të parë një njeri shembullor, që do të ishte gjëja që do të donte ta prekte çdokush që ëndërron madhështinë në skenë. Madhështia e ngre dhe më lart njezërllëkun tënd. Jam shumë krenar që i vendos Tedi Papavramit yllin e Urdhrit Suprem. Ky Urdhër është për Tedin aktor, Tedin njeri model për shoqërinë shqiptare dhe më gjerë, për Tedin fenomen, për Tedin në shtegtim dhe gjithmonë mes nesh. Tedi është një muzikant-njeri, nuk është një njeri me instrument. Bahu thotë se madhështia nuk qëndron tek objekti, por tek fryma. Kur Tedi e ka instrumentin në krahë, instrumenti luan vetë”, tha Rama.

Në fund, kryeministri shtoi se e konsideron veten me fat që e ka njohur Tedi Papavramin.

“Unë e konsideroj veten me fat që të njoh. Të kam parë duke u rritur këmbëngulës dhe i paepur. Jeta jote ka qenë këmbëngulje dhe vetëm këmbëngulje. Ti kishe një dashuri të përsosur si një marrëzi ndaj artit. Ylli që merr sot është një yll për shembullin më shumë sesa për karrierën, është një yll që tregon se mund të largohesh nga vendi, por vendi yt nuk të harron, mund të bëhesh një yll për botën, por mund të ndriçosh dhe vendin tënd. Ylli që merr ti sot është yll që ndriçon dhe për ata që historia i lë në prapaskenë. Më lejoni, që me urdhër të Presidentit, t’ju dekoroj Oficer me Urdhrin Suprem të Shqiponjës”, deklaroi Rama.

Tedi Papavrami tha se ndihet i emocionuar sot, me nderimin që ju bë.

“Sot në këtë ceremoni janë njerëzit më të afërm, më sjell ndërmend kujtimet e fëmijërisë. Janë miqtë e mi në fëmijëri. Një person nga fëmijëria ke qenë dhe vetë ti Edi. Të mbaj mend që ishe shembull për ne, ishe një mbrojtës ndaj nesh, që ishin më të vegjël. Pavarësisht gjithçkaje, unë nuk e kam harruar Shqipërinë. Ju mbetet thjesht t’ju falënderoj, i dashur Edi, zoti kryeministër. Faleminderit shumë që erdhët në këtë moment të veçantë për mua”, u shpreh Papavrami.

Next Post
Pak para nisjes së Ligës së Kombeve, Kosova do të përballet me Çekinë dhe Andorrën në miqësore

Pak para nisjes së Ligës së Kombeve, Kosova do të përballet me Çekinë dhe Andorrën në miqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com