• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Martin Short flet për herë të parë pas humbjes tragjike të vajzës: Ka qenë një makth!

by A R
11/05/2026 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori dhe komediani i njohur kanadez Martin Short ka folur publikisht për herë të parë për dhimbjen e madhe pas humbjes së vajzës së tij, Katherine, e cila ndërroi jetë në fillim të këtij viti.

Në një intervistë emocionale për CBS, ylli i serialit “Only Murders in the Building” e përshkroi ngjarjen si “një makth për familjen”, duke treguar edhe për betejën e gjatë të vajzës së tij me problemet e shëndetit mendor.

Katherine Short ishte 42 vjeç kur humbi jetën në shkurt. Ajo ishte një nga tre fëmijët që aktori kishte birësuar me bashkëshorten e tij, Nancy Dolman, e cila ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2010.

Duke folur për dokumentarin e ri të Netflix-it mbi jetën e tij, Short tha se kjo tragjedi e ka bërë të kuptojë se shëndeti mendor duhet trajtuar si çdo sëmundje tjetër serioze.

“Shëndeti mendor dhe kanceri janë të dyja sëmundje dhe ndonjëherë ato bëhen fatale,” u shpreh aktori.

Ai tregoi se vajza e tij kishte luftuar prej vitesh me probleme të rënda psikologjike, përfshirë çrregullimin kufitar të personalitetit.

“Bëri më të mirën që mundi derisa nuk mundi më,” tha ai ms lotësh.

Pas kësaj humbjeje, Short është përfshirë në aktivitetet e organizatës “Bring Change to Mind”, e themeluar nga aktorja Glenn Close, me qëllim ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe luftën kundër stigmës së vetëvrasjes.

Aktori foli edhe për humbjet e tjera të mëdha në jetën e tij. Ai tregoi se deri në moshën 20-vjeçare kishte humbur të dy prindërit dhe vëllain e madh në një aksident automobilistik.

Sipas tij, këto përvoja e kanë ndihmuar të krijojë forcë për të përballuar dhimbjen dhe humbjen. Aktori tregoi gjithashtu se vetë nuk kishte bërë kurrë terapi, duke preferuar mënyrat e tij për të përballuar dhimbjen. “Duhet thjesht të marrësh frymë,” tha ai. “Unë regjistroj mendimet në telefon, i transkriptoj, i lexoj, i rishkruaj dhe më pas i lë mënjanë.”

Ai përfundoi: “Mendoj se të gjithë jetojmë në mohim për kohën e kufizuar që kemi në këtë Tokë. Është shumë e vështirë ta pranosh. Por sa më shumë ta pranosh, aq më shumë të lehtëson dhe të bën të kuptosh se jeta është një udhëtim i ndërlikuar. Dhe sa më me mençuri ta përballojmë, aq më të lumtur do të jemi.”

Dokumentari i ri “Marty, Life is Short”, i cili publikohet në Netflix më 12 maj, sjell pamje të rralla nga jeta dhe karriera e aktorit dhe i dedikohet kujtimit të vajzës së tij Katherine.

Next Post
Motra e Xhuana Nikollaj mesazh rrëqethës: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës

Motra e Xhuana Nikollaj mesazh rrëqethës: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

October 7, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

“Bëri autostop dhe m’u prezantua si Berti”- Ish-kryepolici Shpataraku mohon se e njihte Ergys Agasin, zbulohet dëshmia! Hyri në kompleksin e vilave në Durrës

October 7, 2026
Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

BE kërkon miratimin e projektligjit, kriptoasetet në dorë të deputetëve! Drafti i Qeverisë mbërrin në Kuvend për diskutim

October 7, 2026
“Pasiguri nga lufta”- Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimit të naftës rrezikon inflacionin!

“Pasiguri nga lufta”- Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimit të naftës rrezikon inflacionin!

October 7, 2026
Unioni drejt zgjerimit, Hungaria heq veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në BE!

Unioni drejt zgjerimit, Hungaria heq veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në BE!

October 7, 2026
Kupa e Shqipërisë, finalja do të luhet në “Air Albania” më 14 Maj

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

October 7, 2026
Italia në zi, ndahet nga jeta gazetarja dhe ish-eurodeputetja Barbara Spinelli, vajza e një prej themeluesve të Bashkimit Europian

Italia në zi, ndahet nga jeta gazetarja dhe ish-eurodeputetja Barbara Spinelli, vajza e një prej themeluesve të Bashkimit Europian

October 7, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Misteri për murtajën në Siberi, Trump kërkon të flasë direkt me Putinin! SHBA pret shpjegime nga Moska për vdekjen e punonjëses së laboratorit

October 7, 2026
Detajet e dosjes/ Nga akuzat për vrasje, te grupi i Laert Haxhiut! Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit

Detajet e dosjes/ Nga akuzat për vrasje, te grupi i Laert Haxhiut! Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit

October 7, 2026
Modelja Gigi Hadid merr “lumë” kritikash në pasarelën e Parisit, zbulohet shkaku!

Modelja Gigi Hadid merr “lumë” kritikash në pasarelën e Parisit, zbulohet shkaku!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com