• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati kërkon hetim për protestat e PD-së: Kush i rekruton të miturit dhe kush u jep mjetet piroteknike?

by E B
11/05/2026 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kush i rekruton të miturit në protestat e Berishës?” ishte pyetja që dominoi debatin në “Studio Live” në Report TV, teksa avokati Alban Duraj kërkoi hetim për organizatorët e protestave të Partisë Demokratike dhe për personat që vendosin në dispozicion mjete piroteknike për fëmijët e përfshirë në tubime.

Përballë tij, ish-kandidatja e PD-së Senada Mehmeti mbrojti protestat e opozitës dhe pretendoi se incidentet me molotovë nuk shkaktohen nga mbështetës të Partisë Demokratike, por nga persona të infiltruar nga policia.

“Organi i akuzës të hetojë organizatorët e protestës në PD, kush i rekruton të miturit dhe cilët janë ata që i kanë vënë në dispozicion mjetet piroteknike”, deklaroi Duraj.

Sipas avokatit, përfshirja e të miturve në protesta me tensione dhe përplasje me policinë nuk mund të konsiderohet normale për një forcë politike që pretendon të vijë në pushtet.

“Është shumë e rëndësishme. Kemi të mitur që nuk i kuptojnë veprimet e tyre. Opozita, që supozohet të jetë alternativë qeverisëse, përfshin në protesta fëmijë që u rrezikojnë jetën dhe shëndetin”, tha ai.

Nga ana tjetër, Senada Mehmeti këmbënguli se dhuna nuk lidhet me Partinë Demokratike dhe se në protesta janë futur persona që paraqiten si demokratë për të shkaktuar incidente.

“Në bazë të evidencave, janë gjetur disa elementë të futur nga policia, që hiqen si demokratë dhe pjesë e protestës, por kanë rol hedhjen e molotovëve”, deklaroi ajo.

Duke injoruar sulmet e Berishës ndaj ambasadorit të BE-së, Mehmeti insistoi gjithashtu se Partia Demokratike mbetet një forcë proeuropiane dhe se marrëdhënia e saj me Bashkimin Europian është ndryshe nga perceptimi që, sipas saj, krijohet në Tiranë.

“Është tjetër gjë ajo që relatohet në Tiranë, është tjetër gjë marrëdhënia e PD me BE-në si organizatë. Standardet e BE-së janë ato që ndjekim”, tha ajo, duke pretenduar se deklaratat e BE-së shtrembërohen për interesa politike.

Por për Durajn, problemi i opozitës nuk lidhet vetëm me protestat. Ai kritikoi edhe mënyrën si funksionon vetë Partia Demokratike, duke thënë se prej vitesh nuk po arrin të ndërtojë alternativë reale qeverisëse.

“Ne na duhet një opozitë alternative që nuk tradhton qytetarët për kauzat e saj. Kemi 13 vjet që opozita nuk jep alternativë qeverisëse”, deklaroi ai.

Duraj vuri në diskutim edhe standardet demokratike brenda PD-së, duke theksuar mungesën e garës reale në zgjedhjet për drejtimin e partisë.

“Mua si qytetar më shqetëson që në PD nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mbahen zgjedhjet për kryetarin pa pasur kandidatë alternativë”, tha ai.

Next Post
Rama dekoron Tedi Papavrami me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

Rama dekoron Tedi Papavrami me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

August 22, 2026
Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com