• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gota ishte për vjehrrin, ai e përdhunoi”, flet nëna e nuses që tentoi helmimin e vjehrrës

by A R
06/07/2017 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si babai një ditë më parë, edhe nëna e Elda Tanushit, nuses që u arrestua për helmimin e vjehrrës në Durrës, shprehet se ndaj të bijës është abuzuar seksualisht nga vjehrri, Eduart Stafa.

Fluturie Tanushi tregon se vajza e saj e ka bërë këtë veprim pasi ka qenë gjatë gjithë kohës nën presionin e tij, duke e kërcënuar vazhdimisht që të mos fliste. Madje, sipas nënës së 19-vjeçares, ajo ka dashur të helmojë vjehrrin, por gotën me kos e ka pirë e shoqja, Arjana, e cila është helmuar.

Megjithatë, nëna e Elda Tanushit shprehet se nuk ka asgjë me vjehrrën, dhëndrin, apo kunetërit e vajzës. Tashmë ajo kërkon që drejtësia të dënojë Eduart Stafën, për abuzimin seksual ndaj së bijës.

Sipas saj, të gjitha deklarimet që vajza ka dhënë në Polici janë provuar dhe nuk ka më asnjë dyshim që vjehrri e ka përdhunuar. “Policia i ka provuar të gjitha ato që ka deklaruar vajza ime dhe të gjitha kanë dalë të vërteta”, shprehet nëna e 19- vjeçares në një prononcim për gazetën “Panorama”.

Ndonëse nën presion të vazhdueshëm nga të afërmit që prisnin para Gjykatës së Krimeve të Rënda lirimin e Elda Tanushit, të cilët i kërkonin vazhdimisht që të mos fliste me asnjë gazetar, nëna e nuses nuk heziton të japë edhe një mesazh për krushqit.

Duke përsëritur vazhdimisht se ngjarja e ka tronditur dhe prej disa ditësh është sëmurur nga kjo histori dhe se si është përcjellë ajo në media, Fluturie Tanushi kërkon drejtësi. Në të kundërt, ajo paralajmëron që do të bëjë vetëgjyqësi, për të çuar në vend nderin e vajzës së saj. “Nëse drejtësia nuk jep fjalën e vet për atë që i ka bërë vjehrri vajzës sime, unë do ta djeg me benzinë”, shprehet ajo me një ton të ashpër.

Nena e nuses
Në një prononcim për “Panorama”, Fluturie Tanushi tregon se vajza e saj e ka kryer krimin nën presion dhe në gjendje të rënduar psikologjike si pasojë e abuzimit të vazhdueshëm që kishte nga vjehrri i saj.

“Vajza e ka pranuar atë që ka bërë. Ka pasur një hall shumë të madh që e bëri atë veprim. Por ka thënë se helmin nuk e kishte për vjehrrën, por për atë palaçon, vjehrrin, që ka abuzuar me vajzën time. Policia i ka provuar të gjitha ato që ka deklaruar vajza ime dhe të gjitha kanë dalë të vërteta”, shprehet nëna e 19- vjeçares.

Më tej, ajo thotë se nuk ka asgjë me pjesëtarët e familjes së dhëndrit, përveç vjehrrit, Eduart Stafës.

“Ai i ka bërë presion vajzës që të mos fliste. Herën e fundit që e kam parë vajzën, ka qenë bashkë me vjehrrin te shtëpia që kemi pasur ne në fshat, sepse kishim një varrim, me vdiq nusja e vëllait. Ai i është afruar në fytyrë dhe nuk e di çfarë i ka thënë, por i ka bërë presion. E kanë parë fëmijët dhe më kanë thënë”, tregon nëna e Eldës.

Më tej sqaron se tashmë po pret vajzën që t’ia sjellë Policia në shtëpi, duke nënkuptuar që nuk do ta lejojë më të bijën që të shkojë në shtëpinë e të shoqit, por do ta marrë në shtëpinë e saj.

“Unë kam 6 fëmijë. Eldën e kam të madhen. E kam si motër, si shoqe, jo vetëm vajzë”, tregon ajo, duke theksuar se sa e ka tronditur trillimi i krushqve.

Histori që sipas saj është sajuar nga vjehrri, për të fshehur të vërtetën, atë që ai vetë i kishte bërë nuses së djalit. Madje, sipas saj, është më i rëndë krimi që kanë bërë familja Stafa, kryesisht vjehrri i vajzës, sesa veprimi i të bijës që hodhi ilaç mizash në një gotë me kos.

Veprim, që ajo këmbëngul se e bëri nga rrethanat e vështira që ndodhej. Ndërsa deklaratat e prindërve të dhëndrit të saj, të gjitha çfarë ata kanë thënë në media, janë shumë herë më të rënda sesa krimi i vajzës, pasi janë të gjitha të stisura për të dëmtuar një 19- vjeçare e familjen e saj./a.m.

Next Post
Një pishinë mbi rrota, punëtorët bëjnë shpikje për fëmijët e tyre

Një pishinë mbi rrota, punëtorët bëjnë shpikje për fëmijët e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com