• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkodër/ Gjykata lë në burg 6 të rinjtë që bënë “luftë”

by Aalison Pearse Stevens
18/08/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masat e sigurisë për të rinjtë e përfshirë në “luftën” me armë në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së dielës, ku i plagosur me armë zjarri mbeti 30-vjeçari Donald Shtjefni. Ata janë: Behar Brajoviq (Bajri), 36 vjeç, banues Shkodër ( i dënuar më parë) Ilir Rustemi (Bajri), 40 vjeç, banues në Shkodër, ( i dënuar më parë)
Bledar Lekaj , 26 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë) Donald Shtjefni , 31 vjeç banues në Shkodër Kristjan Shtjefni , 26 vjeç, banues në Shkodër Patrik Salaj , 21 vjeç , lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë Është shpallur në kërkim policor edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij. Motivi i sherrit mes tyre ishte një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje.

Ngjarja
Sipas policisë, më datë 14.08.2016 në orën 22:15 është njoftuar se në lagjen ” Vasil Shanto” tek Hotel Rozafa janë dëgjuar krisma armësh.

Mënjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër të cilët kanë konstatuar se është plagosur shtetasi Donald Shtjefni dhe kanë bllokuar zonën përreth vendit të ngjarjes në bashkëpunim me forcat e FNSH-së, kanë ngritur dhe disa pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorëve .

Në orën 22:26 në fshatin Golem Shkodër, është njoftuar për një dalje nga rruga të një automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë Rrugore të cilët kanë konstatuar se ishte automjeti BMË me targë AA 006NL , në të cilën udhëtonin shtetasit Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj.

Brenda një kohe të shkurtër, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes si dhe identifikimi dhe ndalimi i autorëve.

Nga hetimet e para rezulton se shtetasit Donald Shtjefni, Kristian Shtjefni dhe Patrik Salaj, të cilët kanë qenë duke lëvizur me automjetin BMË X5, me targë SB60 CEA dhe shtetasit Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj të cilët kanë qenë duke lëvizur me autoveturën BMË me targë AA 006 NL, në lagjen “Vasil Shanto”, kanë qëlluar kundrejt njëri-tjetrit me armë zjarri, pistoletë dhe automatik, ku nga ky shkëmbim zjarri ka mbetur i dëmtuar shtetasi Donald Shtjefni, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Motivi është një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë shtetasi Bledar Lekaj ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë kurse shtetasit Behar Brajoviq (Bajri) dhe Ilir Rustemi (Bajri) ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen të tre jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar :

-10 gëzhoja model 56,

– 5 gëzhoja model 54

– dy armë zjarri pistoletë

– një armë zjarri automatik

– 5 krehra automatiku

– 2 krehra pistoletë

– 2 automjete

– 4 aparate telefoni celular etj.

ma.me

Next Post

Anëtarit të Kosovës i vidhet pasaporta teksa lahej në oqean në Rio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

October 6, 2026
Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

October 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

October 6, 2026
Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

October 6, 2026
Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

October 6, 2026
Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

October 6, 2026
‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com