Një modele vdiq në shinat e trenit teksa po realizonte një set fotografik. Fredzania Thompson nga Texas po qëndronte sipër shinave kur treni erdhi me shpejtësi dhe e hodhi në anën tjetër të rrugës, duke e lënë të vdekur, ka sqaruar policia. Thompson, 20-vjeç, kishte zbuluar se ajo dhe i fejuari i saj prisnin një fëmijë. Fredzania ishte studente, por dëshironte të vazhdonte karrierën e saj si modele. Ngjarja e tmerrshme ndodhi të premten, ndërsa të hënën ajo do të mbushte 20 vjeç.
ma.me