• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati Cakrani: Do kërkojmë që Rama të thirret dëshmitar edhe në gjyqin e Ilir Metës

by A R
15/04/2026 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Kujtim Cakrani, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se do të bëjë të pamundurën që kryeministri Edi Rama të dëshmojë në procesin ndaj ish-Presidentit Ilir Meta.

“Zoti Rama na del pesë herë te çështja e zotit Meta, por prokurorët nuk arritën dot ta pyesnin zotin Rama. Në një nga episodet e akuzës së zotit Meta është sepse është votuar ligji i minierave. Ndërkohë që ligji është propozuar nga PS-ja, është bërë e gjithë procedura nga deputetët e Partisë Socialiste, është shtruar në Parlament nga zoti Hoti, ish-deputet i Shkodrës i Partisë Socialiste dhe është mbrojtur përpara deputetëve të vitit 2015 me një entuziazëm dhe një fjalim brilant, siç i bën Rama, dhe në fund fare SPAK nuk arrin të përmendi të gjithë këtë dhe nuk i pyet. SPAK i thotë Metës: “Jo, mund të kesh ndikuar ti që është votuar ligji me 73 deputetë”. Ndërkohë që mazhorancën e kishte Partia Socialiste. SPAK për ta zbardhur këtë gjë mund të pyesë edhe Ramën, mund të pyesë të gjithë deputetët dhe nuk i ka pyetur. Këtë ligj e iniciuan dhe e parashtruan në komision të ligjeve. Pra, ata që të cilët e bënë këtë ligj nuk janë pyetur”, tha Cakrani.

“Ne kemi vendosur që të gjithë personat të cilët, përveç atyre që janë pyetur, detyrimisht do thirren aty përsëri të dëshmojnë. Ne do thërrasim dëshmitarët tanë të cilët nuk janë pyetur me qëllim, pa qëllim, pa dashje, janë anashkaluar nga organi i procedurës. Ndër këta persona është edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zoti Rama, që do vijë të dëshmojë aty për të gjitha veprimet që ai ka bërë. Ai është kryetari i mazhorancës. Ai e ka mbrojtur me zë dhe me figurë përpara shqiptarëve ligjin dhe u tha shqiptarëve që “tani u zgjidh problemi i minierave”. Problemi është ky, që zoti Rama do thirret aty dhe të jeni të bindur që ne do të bëjmë të pamundurën që ai të vijë të dëshmojë, por kjo pastaj varet nga gjykata”, shtoi Cakrani.

Next Post
Zjarri tek “Arlis”, inxhinieri flet për sabotazh: Vetëm kaliumi mund ta djegë fasadën! Ka shenja se….

Zjarri tek "Arlis", inxhinieri flet për sabotazh: Vetëm kaliumi mund ta djegë fasadën! Ka shenja se....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In